Bota

AstraZeneca nuk i përmbahet kontratës, në tremujorin e parë të vitit do të dorëzoj në BE vetëm 25 % të dozave të prem

12 Mars 2021, 08:13 Nga DOSJA
AstraZeneca nuk i përmbahet kontratës, në tremujorin e parë

EVROPË-Industria farmaceutike AstraZeneca ka ulur sasinë e dozave të vaksinave që do të dorëzojë në Bashkimin Evropian në tremujorin e parë të 2021.

Sipas CNN, kompania do të dorëzojë 30 milionë doza, shumë është një e treta e detyrimeve që ka nga kontrata, duke shënuar kështu një rënie me 25% të sasisë së premtuar muajin e kaluar.

Reduktimi do të sjellë një problem në planin e vaksinimi në BE, pasi edhe më parë ka pasur vonesa në vaksina.

Dokumente, të publikuar të zyrtarëve evropianë më 10 mars, kanë treguar se AstraZeneca  parashikon se do të ketë dorëzuar 30.1 milionë doza në Evropë deri në fund të marsit dhe 20 milionë doza deri në prill. Më 25 shkurt, Pascal Sorio, drejtor i AstraZeneca, u zotua në Parlamentin Evropian se kompania do të dorëzonte 40 milion deri në fund të Marsit.

Sidoqoftë, dokumenti zbulon se më 24 shkurt, industria do të jepte 34 milion doza në BE midis janarit dhe marsit, shumë më poshtë se 90 milion doza që ishte rënë dakord.

Gjithashtu, Shtetet e Bashkuara, nga ku AstraZeneca synonte të dërgonte doza në tregun Evropian, i thanë BE-së të mos priste të merrte sasi vaksinat në një kohë të afërt.

(k.a/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota vaksinat astrazeneca vaksinat astrazeneca

Sondazh

Poll