Bota

Eksperti amerikan Fauci: Virusi nuk është zhdukur, është ende herët për të lehtësuar masat

12 Mars 2021, 09:03 Nga DOSJA
Eksperti amerikan Fauci: Virusi nuk është zhdukur, është

SHBA-Eksperti i sëmundjeve infektive në SHBA,  Anthony Fauci ka thënë se numri i infektive në vend është ende i lartë. Sipas tij është ende herët për të lehtësuar masat.

“Është e rrezikshme të hapësh biznese me kapacitet të plotë dhe t’i japësh fund përdorimit  të maskave tani në mes të pandemisë. Duhet të jemi të kujdesshëm. Të paktën, njerëzit duhet të vazhdojnë të mbajnë maska,”-ka thënë ai. 

Fauci ka ritheksuar, se edhe pse ka filluar përdorimi i vaksinave, shifrat janë të larta, pasi virusi ende nuk është zhdukur.

“Virusi ende qarkullon shumë në komunitet. Ka dritë në fund të tunelit … por ne duhet të vazhdojmë të vendosim këmbën në pedale kur bëhet fjalë për masat e shëndetit publik,”-ka shtuar ai.

Komentet e Fauci vijnë, pasi Teksasi ka hequr përdorimin e maskave, vendim i cili është kundërshtuar nga eksperti.

Që prej fillimit të pandemisë në SHBA janë shënuar mbi 29 milionë të infektuar dhe kanë ndërruar jetë mbi 543,721 pacientë.

(k.a/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota anthony fauci covid 19 ne shba shba anthony fauci covid 19 ne shba shba

Sondazh

Poll