Bota

Shtohen rastet e infektimi me Covid-19/ Mblidhet komuniteti i ekspertëve, Hoti: Jemi në fazën e fundit të pandemisë

12 Mars 2021, 07:33 Nga DOSJA
Shtohen rastet e infektimi me Covid-19/ Mblidhet komuniteti i ekspertëve,

KOSOVË-Komiteti për koordinimin dhe vlerësimin e situatës epidemiologjike në Kosovë, po zhvillon një mbledhje ditën e sotme, ku po diskutohet për situatën e pandemisë.

Sipas Gazeta Express, në takim është edhe kryeministri Avdullah Hoti, i cili ka thënë se vendi është në fazën finale të pandemisë COVID-19.  Po ashtu ai ka shtuar se për disa javë pritet ardhja e vaksinave.

Jemi në fazën finale të kësaj pandemie. Për disa javë presim ardhjen e vaksiunave dhe të fillojmë me vaksinimin masiv, duke iu caktu saktë datën dhe orën kur do të vaksinohen. Edhe për vaksinën jemi kritiku, por i kemi bërë gjitha përgatitjet për të sjellë vaksinën sipas standardevbe të BE’së. Nuk kemi hy në lojëra për të sjellë vaksinën nga vendet e lindjes, dhe vaksina që s’janë certifikuar nga shtetet e BE’së”, ka deklaruar Hoti.

Gjithashtu, ai është shprehur se masat që janë marrë kanë qenë efektive dhe për këtë ka lavdëruar ministrin në detyrë të Shëndetësisë, Armend Zemajn dhe drejtorin e IKSHPK-së.

“Jemi në muajt e fundit të përmbylljes së kësaj pandemie dhe të vazhdojmë me këtë ritëm. Në dy javët e fundit kemi pasur rritje në numrin e rasteve, por nuk shumë e lartë kjo rritje, duhet të jemi të mobilizuar me inspektoratin,”-ka thënë ai.

Që prej fillimit të pandemisë janë shënuar  75.380 raste infektimi dhe kanë ndërruar jetë 1.682 person.

(k.a/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

diaspora diaspora avdullah hoti komuniteti i eksperteve ne kosove kosove avdullah hoti komuniteti i eksperteve ne kosove kosove

Sondazh

Poll