Bota

Joe Biden i drejtohet amerikanëve: Më 4 korrik të festojmë ‘pavarësinë’ tonë nga virusi

12 Mars 2021, 08:03 Nga DOSJA
Joe Biden i drejtohet amerikanëve: Më 4 korrik të festojmë

SHBA– Presidenti Joe Bdien, është shprehur se dita e Pavarësisë së SHBA-ve duhet të festohet për ‘pavarësinë’ nga pandemia vdekjeprurëse.

Në një fjalim të mbajtur në 1-vjetorin e mbylljes së Amerikës nga pandemia, Biden u zotua sërish për vaksinim masiv, për të mbërritur drejt fitores përfundimtare me pandeminë. Ai u bëri thirrje amerikanëve të vaksinohen para datës 1 maj, shkruan The Guardian.

Sonte, unë po njoftoj se do t’i drejtoj të gjitha shtetet, fiset dhe territoret që të gjithë të rriturit – njerëzit 18 e lart – të jenë të kualifikuar për t’u vaksinuar jo më vonë se 1 maj,” tha Biden në dhomën lindore të Shtëpisë së Bardhë. “Kjo është shumë më herët sesa pritej.”

Presidenti tha që synimi i tij për 100 milion doza vaksine në 100 ditët e tij të para tashmë është tejkaluar, dhe SHBA tashmë është në rrugën e duhur për të arritur këtë shifër në ditën e tij të 60-të.

(kle.mu./dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota joe biden joe biden

Sondazh

Poll