Politike

Nesër vijnë dozat nga Astrazeneca, Rama: Ne kemi marrë serinë që shërben për të gjitha grupmoshat, jemi në negociata me

11 Mars 2021, 22:16 Nga DOSJA
Nesër vijnë dozat nga Astrazeneca, Rama: Ne kemi marrë

TIRANË– Kryeministri Edi Rama ka komentuar ardhjen e 38 mijë e 400 dozat e vaksinave në Shqipëri, të cilat janë lajmëruar se do të vijnë nesër. I ftuar në “Real Story”, Rama tha se është në negociata me dy vende të tjera për të lidhur kontrata për sasi të mëdha vaksinash në mënyr që të nisë vaksinimi masiv. 

I pyetur në lidhje me vaksinat kineze dhe ruse, Rama tha se ato nuk janë në ndonjë tezgë. Referuar problematikave që kanë shfaqur vaksinat e Astrazeneca në botë, Rama tha se në Shqipëri do të vijë një seri që nuk i ka ato probleme, dhe për më tepër që shërben për të gjitha grupmoshat.

Jemi në negociata me dy vende për sasi të mëdha vaksinash. Shpresoj shumë që kontratat të finalizohen shumë shpejt dhe ne të nisim vaksinimin masiv. Nesër vijnë dozat nga Astrazeneca dhe nisim vaksinimin e mësuesve dhe pedagogëve. Ne sytë i kemi pasur të hedhur gjithandej, për hir të së vërtetës. Kemi pritur nga Pfizer, por nuk ka bërë as për Bashkimin Europian. Por vaksinat ruse dhe kineze nuk janë në ndonjë tezgë. Këto që do të marrim ne është një seri tjetër, për të gjitha grupmoshat. Dhe nuk kanë asnjë lloj problemi. Ato që janë bllokuar në vendet e botës, janë një tjetër seri,”– tha Rama ndër të tjera.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike edi rama edi rama

Sondazh

Poll