Politike

Meta: 25 prilli është provë zjarri për të gjithë, ka shumë lojë 

11 Mars 2021, 21:22 Nga DOSJA
Meta: 25 prilli është provë zjarri për të gjithë,

TIRANË– Presidenti i vendit Ilir Meta paralajmëroi mbrëmjen e sotme, se rruga drejt 25 prillit është një provë zjarri për të gjithë.

Meta i ftuar në emisionin “Të paekspozuarit” Meta tha se “deri tani ka parë njerëz me dy fytyra apo tre”, deri më 25 prill do të jetë një provë pasi sipas tij ka shumë lojë, por askush nuk do të mund t’i shmanget dot ditës së zgjedhjeve.

“Asgjë nuk është fatalitet. 25 prilli është ditë prove zjarri për atë që ka bërë deri tani. Deri tani kemi parë njerëz me dy fytyra apo tre. Deri më 25 prill do kemi provë të zjarrit sepse ka shumë lojë. Unë jam Ilir Meta dhe kam një fytyrë edhe me ambasadorët, edhe me Ramën edhe me opozitën për çdo çështje të rëndësishme në Shqipëri. Më 25 prill do të jetë provë zjarri për të gjithë dhe unë po shkoj drejt tij duke bërë me sinqeritet detyrën. Secili ka punën e vet, por 25 prillit nuk i shmanget dot”, tha Meta.

(a.k.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike ilir meta ilir meta

Sondazh

Poll