Politike

“Ku je këtu në klub?”/ Shpërthen Rama, sherr me Rakipllarin dhe Ballën: Nuk m’i vini dot mua këto ju more, jeni në v

11 Mars 2021, 21:07 Nga DOSJA
“Ku je këtu në klub?”/ Shpërthen Rama, sherr me

TIRANË– Kryeministri Edi Rama ka shpërthyer ndaj gazetari Robert Rakipllari. I ftuar në “Real Story”, Rama i kërkoi Rakipllarit të mos sillej sikur ishte në klub sepse aty kishte shkuar për intervistë.

I akuzuar se kishte bërë bullizëm me krahasimet që bëri për kandidatët për deputetë, Rama tha se këto janë vetëm broçkulla e gjëra që ai nuk mund t’i pranonte. 

Pjesë nga biseda:

Edi Rama: Ku je ketu në klub je këtu ti….ça po na bën tani, muhabet po na bën. Ke ardhur të bësh intervistë me mua këtu

Robert Rakipllari: Jo,jo, si më drejtohesh

Edi Rama: Ore, këta janë kjo lloj partie që këtë gjë të ofron, çfarë po na thua tani.

Sokol Balla: Nuk e di se përse ma hoqët dhe të drejtën e pyetjes, ju jeni një person që jeni bullizuar në politikë

Edi Rama: Ore cili bullizën po thoni? Nuk m’i vini dot mua këto ju more, kjo është oratori, jeni në vete apo jo, do pranoj broçkullat tuaja unë?

Sokol Balla: Po mos i bëj tjetrit ato që s’do të doje të të bënin ty..

Edi Rama: Po pse nga shtëpia ua mora fotot unë? Pse thashë lakuriq nate unë? Sepse ai është bërë i njohur për ato kasetat që ka pjellë, ka pjellë përgjime për jetën e tjetrit.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike edi rama robert rakipllari sokol balla edi rama robert rakipllari sokol balla

Sondazh

Poll