Bota

“Kosovës nuk i duhet zgjedhje të tjera”/ Palmer: Opozita duhet të bashkëpunojë në përzgjedhjen e Presidentit   

11 Mars 2021, 21:01 Nga DOSJA
“Kosovës nuk i duhet zgjedhje të tjera”/ Palmer: Opozita

KOSOVË- Zëvendës Ndihmësi i Sekretarit Amerikan të Shtetit, si dhe përfaqësuesi special i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Matthew Palmer ka thënë se opozita në Kosovë duhet që të veprojë me kujdes dhe mos të hapë probleme në zgjedhjen e Presidentit në Kosovë. Në një intervistë për “Dukagjin”, Palmer tha se për sa Kosovës nuk i duhen zgjedhje të reja.

“Sa i përket zgjedhjeve për presidencë, ne mendojmë se ato parti që do të jenë në opozitë, të veprojnë me përgjegjësi si opozitë besnike,  jo besnike jo ndaj qeverisë, por besnike ndaj shtetit. Të bëjnë punën e tyre, të jenë të pranishëm, të sigurojnë që ka kuorum për të votuar dhe që institucionet të mund të funksionojnë. Gjëja e fundit që i duhet Kosovës janë zgjedhjet tjera. Kosovës i duhet një qeveri, një president dhe rrugëtim përpara drejt Evropës”,tha Palmer.

Palmer në fjalën e tij tha se dëshiron që të shohë një qeveri të mirëformuar në Kosovë dhe që të jetë një partnere e mirë për SHBA-në.

“Do të dëshironim të shohim qeveri të formuar, qeveri që do të jetë partnere e mirë, e fortë për Shtetet e Bashkuara. Nuk kemi të parapëlqyer në politikën e të tjerëve; punojmë me qeveritë që dalin nga zgjedhjet e lira, të drejta e demokratike. Duket që ka rrugë shumë të qartë përpara drejt një qeverie të fortë në Kosovë, që mund të jetë partnere e tillë e Shteteve të Bashkuara”, tha ai.

(I.A/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni matthew palmer zgjedhjet ne kosove matthew palmer zgjedhjet ne kosove

Sondazh

Poll