Bota

Trump dhe Melanie hedhin poshtë ofertën për të reklamuar vaksinën anti-Covid te njerëzit

11 Mars 2021, 19:46 Nga DOSJA
Trump dhe Melanie hedhin poshtë ofertën për të reklamuar

SHBA- Ish-Presidenti Donald Trump dhe partnerja e tij Melanie Trump kanë refuzuar kërkesën për të marrë pjesë në një reklamë të vaksinave anti-Covid në mënyrë që të inkurajojnë njerëzit të vaksinojnë. Metro shkruan se në këtë spot kanë marrë pjesë ish-President të SHBA-së duke filluar nga Barack Obamës, George W Bush, Bill Clinton dhe Jimmy Carter.

Krah ish-Presidentëve kanë qenë edhe partneret e tyre. Këta janë shfaqur në reklamë duke iu drejtuar njerëzve që të marrin vaksinën. Ndërkohë që në lidhje me mos pranimin e Trump-ëve, një zëdhënës politik tha se ata duhet të kishin marrë pjesë në spot pasi disa ditë më parë doli e vërteta që kanë marrë vaksinën fshehurazi në Shtëpinë e Bardhë.

 ‘Sapo mësuam javën e kaluar se Presidenti Trump u vaksinua dhe ishin aq të kënaqur që ai i këshilloi amerikanët të shkonin të vaksinoheshin. ‘Trump-ët e morën fshehurazi vaksinën e tyre anti-Covid pak para se të largoheshin nga Shtëpia e Bardhë në Janar,“tha zëdhënësi.

(I.A/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota donald trump melanie trump donald trump melanie trump

Sondazh

Poll