Bota

Eurodeputetët votojnë për të shpallur Bashkimin Evropian një ‘zonë të lirisë LGBTIQ’

11 Mars 2021, 20:53 Nga DOSJA
Eurodeputetët votojnë për të shpallur Bashkimin Evropian

BRUKSEL– Eurodeputetët kanë votuar për të shpallur BE-në një zonë të lirisë LGBTIQ-së, në një protestë simbolike kundër politikave diskriminuese të promovuara në Poloni dhe Hungari, ku rajonet e kanë vendosur veten kundër ideologjisë së barazisë.

Dy vjet pasi autoriteti i parë lokal në Poloni e deklaroi veten një zonë pa LGBTIQ, parlamenti Evropian miratoi rezolutën e tij me 492 vota pro, 141 kundër dhe 46 abstenim. Midis atyre që kundërshtuan rezolutën ishin njëmbëdhjetë anëtarë të partisë së popullit Evropian, grupi i qendrës së djathtë në parlament ku vendoset CDU e Angela Merkel.

Sipas Guardian, eurodeputetët thanë në rezolutën e tyre se njerëzit në BE duhet të gëzojnë lirinë për të jetuar dhe të tregojnë publikisht orientimin e tyre seksual dhe identitetin gjinor pa frikë nga intoleranca, diskriminimi ose persekutimi.

“Autoritetet në të gjitha nivelet e qeverisjes në të gjithë BE-në duhet të mbrojnë dhe promovojnë barazinë dhe të drejtat themelore të të gjithëve, përfshirë personat LGBTIQ,”– shtoi rezoluta.

Rezoluta e eurodeputetëve gjithashtu vuri në dukje situatën e përkeqësuar në Hungari. Në Nëntor 2020, qyteti Nagykáta miratoi një rezolutë që ndalon përhapjen dhe promovimin e propagandës LGBTIQ.

Komisioni Evropian ka refuzuar së fundmi aplikimet për fonde në kuadër të programit të tij të binjakëzimit nga qytete polake që kanë miratuar rezolutat e ashtuquajtura zona e lirë LGBT. Si pjesë e rezolutës së të enjtes, eurodeputetët i bënë thirrje degës ekzekutive të BE-së të shkojë më tej duke filluar procedurat e shkeljes përmes gjykatës evropiane të drejtësisë dhe shkurtimin e fondeve për qeveritë qendrore.

(d.a/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota bashkimi europian ligji per lgbti bashkimi europian ligji per lgbti

Sondazh

Poll