Bota

Mitsotakis në video-konferencë me udhëheqësit europian, diskutoi mbi Turqinë dhe Mesdheun Lindor

11 Mars 2021, 19:41 Nga DOSJA
Mitsotakis në video-konferencë me udhëheqësit europian,

GREQI– Kryeministri grek, Kyriakos Mitsotakis mori pjesë në një telekonferencë informale të thirrur nga Presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel, në kontekstin e përgatitjes së Këshillit Evropian të 25 dhe 26 Mars 2021.

Sipas CNNGreece, kryeministri grek dhe udhëheqësit evropianë shkëmbyen mendime mbi Turqinë dhe situatën në Mesdheun Lindor pas përfundimeve të Këshillit Evropian dhjetorin e kaluar dhe përpara takimit të ardhshëm të Këshillit Evropian në 25-26 Mars.

Në telekonferencë mori pjesë dhe kancelarja gjermane, Angela Merkel, presidenti  francez, Emmanuel Macron, Ministri i Italisë, Mario Draghi, kryeministri spanjoll, Pedro Sanchez, presidenti i Republikës së Qipros, Nikos Anastasiadis dhe Kryeministri i Portugalisë, Antonio Costa.

(d.a/dosja.al)

 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni kyriakos mitsotakis kyriakos mitsotakis

Sondazh

Poll