Bota

‘U bë’, Biden firmos planin e ndihmës ekonomike prej 1,9 trilion dollarësh

11 Mars 2021, 19:57 Nga DOSJA
‘U bë’, Biden firmos planin e ndihmës ekonomike prej 1,9

SHBA– Presidenti amerikan, Joe Biden nënshkroi planin e tij të ndihmës ndaj COVID prej 1.9 trilion dollarëve, duke thënë se legjislacioni historik do të rikthejë shtyllën kurrizore të këtij vendi.

‘Ky legjislacion historik ka të bëjë me rindërtimin e bazës së këtij vendi dhe dhënien e një shansi njerëzve të këtij komb, njerëzve që punojnë, njerëzve të klasës së mesme, njerëzve që ndërtuan vendin. Kjo është ajo që është thelbi i kësaj,’– tha ai.

‘Done,’– tha ai duke firmosur projekt-ligjin në legjislacion. Ai e nënshkroi atë në Zyrën Ovale me zëvendës presidenten, Kamala Harris në krah të tij.

“Demokratët dhe miqtë republikanë e kanë bërë të qartë, njerëzit atje e kanë bërë të qartë se ata mbështesin fuqimisht Planin Amerikan të Shpëtimit,”– tha ai në vërejtjet e shkurtra, duke shtuar se do të flasë më gjerë në fjalimin e mbrëmjes.

Sipas DailyMail, presidenti do të mbajë një festë nënshkrimi në Shtëpinë e Bardhë të Premten me udhëheqësit e kongresit. Vetëm demokratët pritet të marrin pjesë me anëtarët nga Dhoma dhe Senati.

Projektligji parashikon edhe një pagesë direkte prej 1,400 dollarësh, të cilën do ta përfitojë pjesa dërrmuese e amerikanëve. Asnjë republikan nuk e mbështeti paketën e ndihmës, e cila do të rikthet për miratim përfundimtar në Dhomën e Përfaqësuesve.

(d.a/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota joe biden paketa ekonomike ne shba joe biden paketa ekonomike ne shba

Sondazh

Poll