Bota

Serbia drejt prodhimit vendas të vaksinës ruse dhe kineze, Vuçiç: Do të kemi vaksina jo vetëm për vete po dhe për rajoni

11 Mars 2021, 20:37 Nga DOSJA
Serbia drejt prodhimit vendas të vaksinës ruse dhe kineze,

SERBI– Serbia tha se ka në plan të fillojë prodhimin vendas të vaksinës Sputnik V të Rusisë në maj dhe Sinopharm të Kinës nga mesi i tetorit.

Pas takimit me Princin e Kurorës të Emirateve të Bashkuara Arabe Mohammed bin Zayed Al Nahyan në Dubai, presidenti Aleksandër Vuçiç tha se kapaciteti i prodhimit serb për vaksinën Sinopharm do të ishte gati deri më 15 tetor.

“Ne do të kemi sasi të mëdha të vaksinave për ne, por edhe për të gjithë rajonin,”– tha Vuçiç në televizionin shtetëror RTS.

Sipas Guardian, Vuçiç tha se brenda dy javësh Serbia dhe Emiratet e Bashkuara Arabe do të nënshkruajnë një marrëveshje që mbulon ndërtimin e një fabrike të re vaksinash.

“Do të jetë një fabrikë krejtësisht e re e vaksinave të cilën do ta ndërtojmë së bashku me Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Kinezët,”– tha ai.

Gjithashtu të enjten, zyra e Nenad Popoviç, ministrit për inovacion, tha se Serbia ka në plan të fillojë prodhimin vendas të vaksinës Sputnik V nga 20 maji.

“Faza e parë do të përfshijë transportin e vaksinave nga Rusia, paketimin dhe shpërndarjen,”–  tha zyra e Popoviç, pasi ai u takua me ministrin rus të tregtisë Denis Manturov në Moskë.

(d.a/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota aleksander vucic koronavirusi ne serbi nenad popoviç aleksander vucic koronavirusi ne serbi nenad popoviç

Sondazh

Poll