Bota

Protestat në Greqi/ Skena ‘lufte’ në Selanik, kokteje molotovi dhe gaz lotësjellës ndërmjet policisë dhe protestuesve

11 Mars 2021, 20:20 Nga DOSJA
Protestat në Greqi/ Skena ‘lufte’ në Selanik, kokteje

GREQI– Teksa në kryeqytetin grek, Athinë ditën e sotme u marshua drejt qendrës në paqe, tjetër atmosferë është parë në qytetin e Selanikut.

Incidentet filluan kur qindra njerëz u zhvendosën drejt forcave të policisë duke hedhur kokteje molotovi, gurë dhe sende të tjera, ndërsa bërtisnin dhe përmbysnin koshat e plehrave.

Sipas grtimes, oficerët e policisë iu përgjigjën hedhjes së koktejve molotov, gurëve dhe sendeve me gaz lotësjellës për të tërhequr turmën.

Protestuesit, duke lëvizur në Rrugën Egnatia, vazhduan të sulmonin forcat e policisë që ishin vendosur në kordon. Gjatë incidenteve, një helikopter i ELAS regjistroi lëvizjet e tyre me një kamerë dore.

Tensioni shpërtheu sapo njerëzit arritën në Statujën e Venizelos dhe vazhduan në Agorën antike.

Sot në mëngjes, kishte një ndërhyrje policore brenda Universitetit Aristoteli të Selanikut për të evakuuar okupimin që vazhdonte për ditën e 17-të të tij. Kjo u pasua nga tubime dhe marshime proteste.

(d.a/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni protesta ne greqi protesta ne greqi

Sondazh

Poll