Bota

Covid në Francë, Ministri i Shëndetësisë: Mutacionet janë 2/3 e infektimeve në vend

11 Mars 2021, 20:31 Nga DOSJA
Covid në Francë, Ministri i Shëndetësisë: Mutacionet

FRANCË- Situata e Covid në Francë, vijon të jetë shqetësuese. The Guardian shkruan se për të ulur rastet me Covid në vend, qeveria franceze pritet që të marrë masa shtesë. Lajmin e ka bërë të ditur vetë, Minisistri i Shëndetësisë, Oliver Veran në një dalje për mediat. Ai tha se momentalisht mutacionet, kanë zënë dy të tretat e infektimeve në Francë. Veran gjithashtu tha se në çdo 12 minuta një person shtrohet në spital nga Covid.

Në këtë moment mund të themi se variantet janë më ngjitëse dhe më të rrezikshme dhe ato tani përfaqësojnë më shumë se dy të tretat e infeksioneve në Francë ”, tha Veran.

Që nga fillimi i pandemisë deri tani në Francë janë 3,990,331 regjistruar persona me Covid, ndërkohë që 89,830 të tjerë kanë humbur jetën.

(I.A/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota covid ne france oliver veran covid ne france oliver veran

Sondazh

Poll