Sport

Familja bardheblu në zi, ndahet nga jeta ish-mbrojtësi i Tiranës

11 Mars 2021, 15:47 Nga DOSJA

TIRANE – Futbolli kryeqytetas në zi! Një tjetër ish-futbollist i klubit bardheblu ka humbur jetën sot. Bëhet fjalë për Sadik Strugën, ish-mbrojtësin e djathtë, që mbajti veshur në vitet ’50 fanellën e ekipit bardheblu të Tiranës. Lajmi është bërë i njohur nga klubi kryeqytetas, i cili nëpërmjet një njoftimi në rrjetet sociale, ngushullon familjen Struga për humbjen e njeriut të dashur të tyre.

“Klubi i Futbollit Tirana shpreh ngushëllimet më të sinqerta për ndarjen nga jeta të Sadik Struga. Klubi i bashkohet dhimbjes së familjarëve dhe shpreh nderimet për figurën e ish futbollistit i cili dha një kontribut të madh për sportin. Ai mbajti veshur fanellën e Tiranës si mbrojtës i djathtë në vitet ’50,”- shkruan njoftimi i klubit të Tiranës.

B.T (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport ish-mbrojtesi i djathte i viteve '50 klubi bardheblu sadik struga skuadra kryeqytetase tirana ish-mbrojtesi i djathte i viteve '50 klubi bardheblu sadik struga skuadra kryeqytetase tirana

Sondazh

Poll