Sport

CHAMPIONS LEAGUE/ PSG-Barcelona, katalanasit nuk e mbyllin dot aktin e dytë me nder, Liverpool ka një tjetër fytyrë në Euro

10 Mars 2021, 22:04 Nga DOSJA
CHAMPIONS LEAGUE/ PSG-Barcelona, katalanasit nuk e mbyllin dot aktin e dytë

EUROPË– Barcelona nuk bën dot surprizën ndaj PSG. Francezët vinin në këtë raund të dytë pas fitores 4-1 dhe ishin më të qetë. Përballja e dytë mes dy ekipeve në “Parc des Princes” është mbyllur në barazim 1-1, me francezët që kalojnë me tej me rezultatin e përgjitshëm 5-2.

Barcelona tentoi gjithçka, por nuk arriti dot të ndizte shpresën për përmbysjen e madhe, edhe pse ajo penallti e Messit mund të kishte ndryshuar fatet e ndeshjes. Fillimisht, ishte PSG që mori avantazhin në fakt, me anë të Mbappe në minutën e 31-të që shënoi nga pika e bardhë e penalltisë. Ndërsa vetëm pak minuta më vonë Messi do të shënonte një super gol.

Në fundin e pjesës së parë erdhi dhe rasti i artë, që mund t’i jepte një rrjedhë tjetër takimit. Griezmann fitoi një 11-metërsh dhe Messi u paraqit për ta ekzekutuar por që e humbi. Pavarësisht përpjekjeve, asnjë nga ekipet nuk arriti te goli në pjesën e dytë dhe gjithçka u mbyll në barazim 1-1, me PSG që pret biletën për në çerekfinale.

LIVERPOOL-LEIPZIG 2-0

Liverpool ka një tjetër fytyrë në Europë. Edhe pse në kampionat nuk po kalon një moment të mirë, në Champions League, anglezët tregojnë dëshirë dhe grintë. Përballë Leipzig skuadra e Klopp e zgjidhi lehtë duke fituar me shifrat 2-0. Një pjesë e parë që nuk prodhoi asnjë gol, ndërsa në të dytën, .  Salah dhe Mane shënuan respektivisht në minutat e 71-të dhe 74-të, duke treguar se janë një ekip tjetër nga ai që kanë shfaqur në kampionat.

E.Ç (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport barcelona champions league liverpool psg barcelona champions league liverpool psg

Sondazh

Poll

Sport 10 Mars 2021, 19:51

ANGLI-Të mirë, të bukur, të famshëm, të vlerësuar dhe të shkathët: Victoria dhe David Beckham janë gjithmonë në qendër të mediave britanike dhe amerikane të tha...