Sport

VIDEO / “Shuplakë” e Manchester City, ndërsa Atletico përmbys baskët e Bilbaos

11 Mars 2021, 06:24 Nga DOSJA
VIDEO / “Shuplakë” e Manchester City, ndërsa Atletico

ANGLI – Ndërsa luheshin dy nga ndeshjet për 1/8-tat e Champions League, në Angli dhe Spanjë u zhvilluan dy takime të rëndësishme në Premier League dhe La Liga. Pas humbjes 0-2 në derbi, Manchester City rikthehet te fitorja 5-2 ndaj Southampton, ndërkohë Atletico Madrid ka mposhtur 2-1 Athletic Bilbao në “Wanda Metropolitana”

De Bruyne dhe Mahrez realizuan dopieda, kurse golin e pestë për “Qytetarët” e realizoi Gundogan, i cili ishte i 12-të sezonal për të në Premier, duke qenë edhe golashënuesi më i mirë i ekipit. Ward-Prowse dhe Adams shënuan për “Shenjtorët”. Skuadra e Guardiolës tani ka 68 pikë dhe kryeson Premier, me 14 pikë më shumë se United i vendit të dytë.

Sakaq Atletico Madrid kaloi një test të vështirë në “Wanda Metropolitana”. Skuadra e Simeones fitoi 2-1 me përmbysje përballë Athletic Bilbao. Munian kaloi baskët në avantazh në minutën e 21-të, por Llorente riktheu barazpeshën në minutat shtesë të pjesës së parë. Golin e fitores e realizoi Luis Suarez. “El Pistolero” shënoi me penallti në minutën e 51-të, duke i dhuruar ekipit të tij tri pikë fantastike. Pas javës së 26-të, Atletico Madrid kryeson La Ligan me 62 pikë, e ndjekur nga Barcelona me 6 pikë më pak.

 B.T (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport atletico madrid la liga manchester city pep guardiola premir league simeone atletico madrid la liga manchester city pep guardiola premir league simeone

Sondazh

Poll

Sport 10 Mars 2021, 19:51

ANGLI-Të mirë, të bukur, të famshëm, të vlerësuar dhe të shkathët: Victoria dhe David Beckham janë gjithmonë në qendër të mediave britanike dhe amerikane të tha...