Sport

Capello, i befasuar: “Barcelona ishte e mrekullueshme, PSG e kualifikoi Navas”

11 Mars 2021, 05:43 Nga DOSJA
Capello, i befasuar: “Barcelona ishte e mrekullueshme, PSG e kualifikoi

FRANCE – Ndeshja e kthimit në “Parc de Prince” përfundoi 1-1 dhe në sajë të fitores 4-1 në “Camp Nou” skuadra e Paris SG, u kualifikuar për çerekfinalet e Champions League. Barcelona bëri të pamundurën për të rrjedhën e takimit të mëparshëm, por nuk ia doli.

Trajneri i famshëm italian, Fabio Capello, në rolin e analistit në “Sky Italia”, nuk e ka fshehur befasinë e tij dhe ka folur me superlativa për lojën e katalanasve, ashtu siç ka mbetur i zhgënjyer nga parizienët, të cilët u kualifikuan vetëm në sajë të lojës së shkëlqyer të portierit Navas.

“Barcelona zhvilloi një ndeshje të mrekullueshme sonte. Të them të drejtën, unë nuk e prisja një performancë të tillë nga ana e ekipit katalanas. Paris SG më zhgënjeu, sidomos pas atij takimi që luajtën në ‘Camp Nou’. Nëse sot ia dolën të kualifikohen, ata i detyrohen Keylor Navas,”- deklaroi Capello.

Përveç mungesës së fatit, skuadra e Barcelonës, në ndeshjen e kthimit në Paris, pati përballë edhe një portier si Keylor Navas, i cili ishte pakalueshëm. Kostarikani priti penalltinë e Mesit në fundin e pjesë së parë, që mund t’i jepte rrjedhë tjetër ndeshjes, por sipas stastistikave, ai bëri edhe 9 pritje shpëtimtare për Paris SG-në.

B.T (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport barcelona champions league fabio capello keylor navas paris sg barcelona champions league fabio capello keylor navas paris sg

Sondazh

Poll

Sport 10 Mars 2021, 19:51

ANGLI-Të mirë, të bukur, të famshëm, të vlerësuar dhe të shkathët: Victoria dhe David Beckham janë gjithmonë në qendër të mediave britanike dhe amerikane të tha...