Sport

Gabriele Gravina viziton zyrat e FSHF-së, Armand Duka pret homologun italian: Ishte i pari që më pyeti për…

11 Mars 2021, 14:49 Nga DOSJA
Gabriele Gravina viziton zyrat e FSHF-së, Armand Duka pret homologun

SHQIPËRI-Presidenti i Federatës Italiane të Futbollit, Gabriele Gravina, ai i Kosovës, Agim Ademi dhe Presidenti i Federatës së Futbollit të Maqedonisë së Veriut, Muamed Sejdini zhvilluan sot një vizitë në “Shtëpinë e Futbollit”.Të tre presidentët u pritën në takim nga drejtuesit e Federatës Shqiptare të Futbollit e më konkretisht nga Presidenti Duka, Sekretari i Përgjithshëm, Ilir Shulku dhe nga anëtarët e Komitetit Ekzekutiv të FSHF-së. Miqtë vizituan ambientet e Shtëpisë së Futbollit, ku u njohën nga afër me investimet e kryera deri më tani dhe për ecurinë e projektit.

Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka, duke folur në prononcimin e rastit për mediat, përshëndeti vizitën e tre homologëve në Shqipëri, teksa i falenderoi në emër të të gjithë shqiptarëve për humanizmin dhe solidaritetin e treguar prej tyre pas tërmetit të 26 nëntorit 2019 përmes donacioneve dhe kontributeve për rindërtimin e disa shtëpive të dëmtuara nga fatkeqësia natyrore.

“Jam i kënaqur që kemi sot këtu me ne Presidentin e Federatës Italiane, z. Gravina, Presidentin e Federatës së Maqedonisë së Veriut, z. Sejdini dhe presidentin e Federatës së Kosovës, z. Ademi. Në radhë të parë dua t’i uroj mirëseardhjen, t’i falënderoj dhe në të njëjtën kohë t’i shpreh, jo vetëm mirënjohjen time dhe të komunitetit të futbollit, por mirënjohjen e të gjithë shqiptarëve për solidaritetin e tyre në një moment tonin shumë të vështirë, siç ishte tërmeti i nëntorit 2019.

Presidenti Gravina ishte nga të parët që më ka telefonuar që në ditën e parë, për të më pyetur për dëmet, çfarë nevojash kishim, me çfarë mund të na ndihmonte dhe i është bashkuar iniciativës së Federatës së Futbollit për ndërtimin e disa shtëpive, me një fond të krijuar nga ne. Këtij fondi i janë përgjigjur edhe Federata të tjera, si Federata Spanjolle, Federata Islandeze, Federata e Irlandës së Veriut dhe kryesisht vëllezërit tanë nga Kosova dhe Maqedonia e Veriut dhe kemi ndërtuar këto shtëpi”, – u shpreh Presidenti Duka.

E.Ç (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport armand duka gabriele gravina armand duka gabriele gravina

Sondazh

Poll