Sport

“Rrëfen” për trajnerët Mema dhe Egbo: “Nuk jam penduar që shkova te Tirana”

11 Mars 2021, 10:05 Nga DOSJA

QIPRO – Sulmuesi anglez Michael Ngoo, sezonin e shkuar u shpall kampion me bardheblu e Tiranës. Ai luajti për kryeqytetasit nga shtatori 2017 deri në gushtin e vitit të kaluar. Ndërkohë, që nga janari, ai është bërë pjesë e qipriotëve të Paralimniou.

28-vjeçari anglez, në një intervistë për “Planet Football”, ka folur për jetën e tij shqiptare, për Tiranën dhe raportet në kampin bardehblu, ku mos anashkaluar marrëdhëniet e tij me trajnerët Ardian Mema dhe Emmanuel Egbo.

“Nuk pendohem që shkova te Tirana. Trupi im nuk ishte në formën e duhur për të luajtur në League One ose League Two, kështu që mendova se do të shkoja në Shqipëri. Futbolli atje është më teknik dhe jo aq fizik.

Tirana është një qytet i vogël dhe i bukur për të jetuar. Atje bëra shumë miq. Mema? Ai ishte trajner i ri. Tha diçka për mua që nuk do të ishte toleruar në Angli. Edhe unë fola më shumë seç duhej. Mund të largohesha, por luajtëm futboll të mirë nën drejtimin e tij, më vonë u bëmë miq.

Egbo? Ai bëri frymë grupi. Atmosfera në dhomat e zhveshjes ishte shumë e mirë dhe ne e ndienim se nuk kishte asnjë mënyrë për të na mundur kush,”- është shprehur sulmuesi shtatlartë anglez Ngoo, i cili në radhët e bardhebluve u shpall kampion i Shqipërisë.

B.T (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport michael ngoo skuadra bardheblu sulmuesi anglez i tiranes trajneri egbo trajneri mema michael ngoo skuadra bardheblu sulmuesi anglez i tiranes trajneri egbo trajneri mema

Sondazh

Poll

Sport 10 Mars 2021, 19:51

ANGLI-Të mirë, të bukur, të famshëm, të vlerësuar dhe të shkathët: Victoria dhe David Beckham janë gjithmonë në qendër të mediave britanike dhe amerikane të tha...