Sport

FSHF kërkesë qeverisë: “Hapni dyert për tifozët e Kombëtares kundër Anglisë!”

11 Mars 2021, 11:29 Nga DOSJA

TIRANE – Pas apelit të “Tifozëve kuqezi”, ka qenë Federata Shqiptare e Futbollit, e cila nëpërmjet një letre i ka kërkuar Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, hapjen e dyerve të stadiumit “Air Albania” për tifozët e Kombëtares, për ndeshjet eliminatore të botërorit “Katar 2022”.

FSHF ka kërkuar ministrisë, që merren direkt me menaxhimin e pandemisë së shkaktuar nga Covid-19, që në sfidën ndaj Anglisë më 28 mars, të miratohet kërkesa që konform protokolleve shëndetësore të miratuara, të lejojnë në masën 30 % të kapacitetit të stadiumit, një numër të kufizuar të tifozësh deri në 6500 spektatorë, për të mbështetur kuqezinjtë tanë në sfidën ndaj “Tre luanëve” të Anglisë.

B.T (Dosja.al)

 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport fshf kerkese qeverise hapni stadiumin ndaj anglise fshf kerkese qeverise hapni stadiumin ndaj anglise

Sondazh

Poll

Sport 10 Mars 2021, 19:51

ANGLI-Të mirë, të bukur, të famshëm, të vlerësuar dhe të shkathët: Victoria dhe David Beckham janë gjithmonë në qendër të mediave britanike dhe amerikane të tha...