Bota

Akuzat për manipulim votash, Ramush Haradinaj kërkon rinumërim nën praninë e organeve hetuese: Kriminelët të burg!

11 Mars 2021, 13:09 Nga DOSJA
Akuzat për manipulim votash, Ramush Haradinaj kërkon rinumërim

KOSOVË-  Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj ka kërkuar rinumërim të plotë të votave të zgjedhjeve të 14 shkurtit, pas akuzave për manipulim votash.

Në një dalje për mediat, Raradinaj tha se është i shqetësuar nga keqpërdorimet me vota në zgjedhjet e fundit, akuza në të cilat ishte e përfshirë edhe ish-anëtarja e kësaj partie, Meliza Haradinaj-Stublla.

Sa i përket procesit zgjedhor i falënderojmë të gjithë qytetarët që kanë kontribuar që zgjedhjet të jenë të lira dhe demokratike. Rezultati është pranuar nga të gjitha partitë. Poashtu edhe ne jemi të shqetësuar me keqpërdorimet që kanë ndodhur në disa raste, nga disa komisionerë të pandërgjegjshëm. Kërkojmë nga organet e rendit dhe nga hetuesia që kriminelët e votave të përfundojnë në burg”, ka thënë ai, pas mbledhjes së Kryesisë së partisë.

Haradinaj kërkoi rinumërim të plotë të votave nën praninë e organeve hetuese dhe policisë.

Për këtë arsye ne kërkojmë rinumërim të plotë të votave para organeve të hetuesisë dhe policisë në mënyrë që të gjendet e vërteta. Ndërtimi i institucioneve duhet të bëhet sa më shpejtë dhe ne nuk kontestojmë rezultatin zgjedhor, përqindjen tonë apo të partive tjera dhe nuk shoh se duhet të dal dikush kundër rinumërimit, vetëm nëse fshehin keqpërdorime nga opinion”, tha ai.

Pas akuzave të manipulimit të votave, ministrja Meliza Haradinaj-Stublla ka dhënë dorëheqje nga partia dhe nga pozita e kryediplomates dy ditë më parë.

(kle.mu./dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

diaspora diaspora ramush haradinaj zgjedhjet ne kosove ramush haradinaj zgjedhjet ne kosove

Sondazh

Poll