Bota

Zgjedhja e PRESIDENTIT në Kosovë/ Albin Kurti nis nga puna, sot takime me partitë e tjera, kërkon mbështetje për Vjosa Osm

11 Mars 2021, 08:15 Nga DOSJA
Zgjedhja e PRESIDENTIT në Kosovë/ Albin Kurti nis nga puna, sot takime

KOSOVË- Sot nis puna për zgjedhjen e emrit të presidentit të Kosovës. Kreu i Lëvizjes VetëVendosje, Albin Kurti ka paralajmëruar se do të zhvillojë takime me parti të tjera në mënyrë që të fitojë mbështetjen e tyre për kandidaturën e Vjosa Osmanit. Për të zgjedhur kreun e shtetit, Kushtetuta e  Kosovës përcakton se presidenti i Republikës duhet të zgjidhet me të paktën 61 vota (në raundin e tretë), por kërkon që në procesin e votimit, të marrin pjesë të paktën 81 deputetë.

Presidenti i ri duhet të zgjidhet brenda afatit prej 60 ditësh nga dita e fillimit të procedurës së zgjedhjes, në rast të kundërt vendi shkon sërish në zgjedhje të jashtëzakonshme. LVV-ja, e cila ka siguruar vetëm 58 mandate gjatë zgjedhjeve kërkon që postin të vijojë ta mbajë presidentja në detyrë, Vjosa Osmani, por të njëjtën detyrë synon edhe lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj. Për vendin e presidentit, ai ka pranuar edhe një koalicion me LVV për të krijuar qeverinë e re të Kosovës. Vetëm pak zgjidhjes së ngërçit të presidentit, do të mund të hapet rruga për krijimin e qeverisë së re të dalë nga zgjedhjet e 14 shkurtit.

Si zgjidhet qeveria?

Kosova është republikë parlamentare. Kuvendi i saj ka 120 ulëse, ku 20 prej tyre janë të rezervuara për komunitetet joshumicë. Për formimin e qeverisë, nevojiten votat e 61 deputetëve të kuvendit. Fillimisht, presidenti i Republikës mandaton fituesin e zgjedhjeve që të formojë qeverinë. Nëse mandatari i parë nuk arrin të formojë qeverinë brenda 15 ditëve pas dekretimit, atëherë, presidenti dekreton një tjetër mandatar, i cili ka një afat ligjor prej dhjetë ditësh për formimin e qeverisë së re. Kandidati për kryeministër, sipas një aktgjykimi të Gjykatës Kushtetuese të publikuar më 2020, mund të jetë edhe nga partitë e tjera, pra jo partia fituese.

Ai duhet të dëshmojë se ka votat e nevojshme që të zgjidhet në kuvendit. Nëse edhe mandatari i dytë dështon të sigurojë shumicën parlamentare, atëherë vendi shkon sërish në zgjedhje. Kandidati i mandatuar nuk është i obliguar që të ketë koalicion edhe me partitë e komuniteteve joshumicë, por në qeveri, duhet të ndaj të paktën dy poste ministrore për komunitetet joshumicë, nëse qeveria ka 12 ministri. Nëse numri i ministrive tejkalohet, atëherë, një post i tretë ministror i ndahet komuniteteve.

Lëvizja Vetëvendosje është shpallur fituese e zgjedhjeve të 14 shkurtit, ku ka arritur të marrë 438 mijë e 334 vota. Ndërkohë e dyta ka dalë, Partia Demokratike e Kosovës me 148 mijë e 296 vota dhe e treta ka dalë Lidhja Demokratike e Kosovës me 110 mijë 978 vota. Në lidhje me listën e deputetëve,  LVV-ja ka marrë 58 deputet. PDK-ja ka arritur të marrë 19 deputet, LDK-ja 15 deputet. Ndërsa AKK-ja 8 deputet dhe Lista Serbe 10 deputet.

(k.m/k.a/doja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

diaspora diaspora albin kurti vjosa osmani zgjedhjet ne kosove albin kurti vjosa osmani zgjedhjet ne kosove

Sondazh

Poll