Bota

Sulmuan brutalisht policin në protestë, kush janë 2 shqiptarët e arrestuar në Athinë

11 Mars 2021, 07:55 Nga DOSJA
Sulmuan brutalisht policin në protestë, kush janë 2

ATHINË– Dy shqiptarë janë përfshirë gjatë protestave të dhunshme në Athinë ku mbeti i plagosur rëndë një officer policie.

Sipas Top channel, R.S., dhe P.B., janë dy shqiptarët e arrestuar lidhur me sulmin ndaj policit në lagjien ‘Nea Zmirni’ të Athinës dy ditë më parë.

Ndaj tyre rëndojnë akuza për tentativë vrasje, plagosje me dashje, dëmtim i pronës publike dhe prishje e rendit publik. Ata do të dërgohen në gjykatë për masë sigurie.

Ditën e martë kryeqyteti grek u përfshi nga protesta të dhunshme, ku pati shumë oficerë të plagosur dhe shumë të arrestuar. Protesta u ngrit për shkak të dhunës policore për zbatimin e masave anti-COVID.

(kle.mu./dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni petro bollano protesa ne greqi rikardo suli petro bollano protesa ne greqi rikardo suli

Sondazh

Poll