Bota

FOTO/ Shqiptarja nga Kosova që punon shofere autobusi në Zvicër: E kam pasur ëndërr që fëmijë

11 Mars 2021, 08:59 Nga DOSJA
FOTO/ Shqiptarja nga Kosova që punon shofere autobusi në Zvicër:

ZVICËR- Erolina (Maliqaj) Gashi, e lindur në Kosovë dhe e rritur në Zvicër, është një nga vajzat shqiptare që ka treguar sukses në diasporë. Sipas Gazeta Express, ajo është 25 vjeç dhe punon si shofere autobusi në Ticino, komuna Lugano e Zvicrës.

Ajo ka treguar se ka shkuar në Zvicër në moshën 5-vjeçare dhe se të bëhej shofere ishte një nga ëndrrat e saj të fëmijërisë. Gashi shpjegon se për dëshirën e saj ka pasur mbështetjen e familjes së, kryesisht babait.

“Kur isha në moshë shumë të re, ëndërroja se do të bëhem shofere dhe vazhdimisht e pyesja babain se a do të vijë dita që edhe ne femrat të vozitim, duke ia përshkruar autobusin që kalonte pranë nesh. Babi më thoshte se çdo punë e mirë është e mundshme dhe e realizueshme në jetë. Dhe, prej atij momenti kam pasur këtë dëshirë, që një ditë të bëhem shofere e autobusit gjigant që po e shihnim përballë nesh në atë kohë”, shprehet ajo.

Mësohet se ajo ka lindur në fshatin Poslisht, të komunës së Prizrenit, por në moshën 5-vjeçare ka emigruar për në Zvicër. Sipas saj jeta aty nuk ka qenë e lehtë, pasi e ka pasur të vështirë të përshtatej.

“Në moshë shumë të re, kur i kisha vetëm 5 vjeç, emigrova në Zvicër dhe iu bashkova familjes sime, babait tim, Misinit, bashkë me mamin, Jetmiren dhe motrën Mirinda. Babai ka jetuar dhe ka punuar në Zvicër që nga viti 1989, e bashkimi i familjes ishte parësor dhe një nismë e re për familjen time dhe mua, në realizimin e ëndrrave të mia. Në filim ishte shumë e vështirë për mua, isha mësuar me një kulturë tjetër në Kosovë, pavarësisht që isha shumë e re. Pastaj, përjetimi i luftës si fëmijë, traumave, gjërat që i kishim përjetuar sikurse të gjithë njerëzit e Kosovës në atë kohë, kanë pasur ndikim tek unë. Por, me kalimin e kohës, ne si familje dhe personalisht unë gradualisht u intergrova shumë mirë, si në ambientin e shkollimit, ashtu edhe në shoqërinë zvicerane”, shprehet ajo.

Babi i saj, Misin Maliqaj është shprehur se ndjehet krenar për arritjet e vajzës së tij.

Unë, së bashku me familjen, jemi shumë krenarë për sukseset e Erolinës që ia arriti qëllimit për realizimn e ëndrrës së saj që kishte që në ditët e para të ardhjes në Zvicër, për t’u bërë një shofere e denjë dhe në shërbim të qytetarëve”, përfundon Misini.

(k.a/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

diaspora diaspora erolina (maliqaj) gashi shqiptarja qe punon shofere ne zvicer erolina (maliqaj) gashi shqiptarja qe punon shofere ne zvicer

Sondazh

Poll