Bota

Protestuesit duan rikthimin në demokraci, pesë persona të vrarë në Mianmar

11 Mars 2021, 10:15 Nga DOSJA
Protestuesit duan rikthimin në demokraci, pesë persona të

Së paku pesë protestues u vranë në qytetin Mjaing të Mianmarit, raportojnë dëshmitarët dhe mediat lokale.

MIANMAR- Mianmari, që ndryshe njihet edhe si Birmani, është përfshirë nga trazirat, prejse ushtria ka përmbysur udhëheqjen civile dhe ka marrë pushtetin, më 1 shkurt.

Protestuesit duan rikthimin në demokraci.

Dhuna e fundit vjen një ditë pasi Shtetet e Bashkuara kanë bërë të ditur se kanë vënë sanksione kundër dy fëmijëve të rritur të udhëheqësit të juntës ushtarake, Min Aung Hlaing, dhe gjashtë kompanive që ata kontrollojnë.

Fëmijët e rritur të udhëheqësit të juntës, Aung Pyae Sone dhe Khin Thiri Thet Mon, “kanë biznese që kanë përfituar drejtpërdrejt nga pozicioni i babait të tyre dhe ndikimi keqdashës”, thuhet në deklaratën e Departamentit amerikan të Thesarit.

Shtetet e Bashkuara kanë vendosur tashmë sanksione ndaj figurave kryesore birmaneze, përfshirë Min Aung Hlaingin dhe udhëheqës të tjerë të juntës.

Të mërkurën, Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara dënoi dhunën kundër protestuesve dhe i bëri thirrje ushtrisë që të tregojë përmbajtje.

REL

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota protesta ne mianmar protesta ne mianmar

Sondazh

Poll