Bota

“Duhet ta marrin dozën e dytë menjëherë”, STUDIMI i ri ngre alarmin: Pacientët me kancer nuk janë të mbrojtur nga COV

11 Mars 2021, 13:00 Nga DOSJA
“Duhet ta marrin dozën e dytë menjëherë”,

BRITANI– Më shumë se gjysma e pacientëve të cilët vuajnë nga sëmundja e kancerit, janë të pambrojtur nga koronavirusi nga një dozë vaksine.

Një studim i ri i King’s College në Londër, i publikuar nga Daily Mail, sygjeron se këtyre pacientëve, duhet t’ju jepet menjëherë doza e dytë e vaksinës, për të bërë të mundur krijimin e imunitetit ndaj koronavirusit, i cili për ta është i rrezikshëm. Sipas studimit, vetëm 39% e personave të sëmurë me kancer të tillë si gjiri ose prostate, kishin antitrupa në tre javë.

Doza e vetme ishte edhe më pak e efektshme në pacientët me kancer të gjakut dhe palcës së kockave, me vetëm 13 përqind të zhvillimit të proteinave luftuese kundër virusit, krahasuar me 97 përqind të njerëzve të shëndetshëm.

Pas këtij studimi ‘alarmues’,organizatat bamirëse të kancerit dhe shkencëtarët që drejtuan kërkimin kërkojnë urgjentisht që 2 milion pacientë me kancer në Britani të marrin injeksionin e dytë më shpejt.

Pacientët me kancer janë ndër më të prekshmit ndaj vdekjes nga Covid dhe të varur nga një vaksinë sepse sistemi i tyre imunitar tashmë është më i ekspozuar ndar virusit.

(kel.mu./dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota personat e prekur me kancer studimi per dozat e vaksines personat e prekur me kancer studimi per dozat e vaksines

Sondazh

Poll