Bota

Studimi i “British Medical Journal”: Varianti britanik i COVID-19 nga 30 deri në 104% më vdekjeprurës sesa llojet e mëpa

11 Mars 2021, 11:03 Nga DOSJA
Studimi i “British Medical Journal”: Varianti britanik i COVID-19

BRITANI– Varianti britanik i Covid-19 i zbuluar për herë të parë në Mbretërinë e Bashkuar, rezulton të jetë nga 30 deri në 100 për qind më vdekjeprurës sesa llojet e mëparshme.

Një studim i botuar në “British Medical Journal”  zbuloi se infektimi me atë që njihet si “variant i Mbretërisë së Bashkuar” çoi në 227 vdekje në një mostër prej 54,906 pacientëve me COVID-19, krahasuar me 141 midis të njëjtit numër pacientësh të infektuar me variante të tjera.

Në një studim që krahasonte nivelet e vdekjeve midis njerëzve në Mbretërinë e Bashkuar të infektuar me variantin e njohur si B.1.1.7 me ata të infektuar me shtame të tjera, shkencëtarët thanë se lloji i ri kishte vdekshmëri “dukshëm më të lartë”.

Varianti ka 23 mutacione në kodin e tij gjenetik, një numër relativisht i lartë i ndryshimeve që e bëjnë atë shumë më të aftë të përhapet.

Së bashku me aftësinë e tij për t’u përhapur me shpejtësi, kjo e bën B.1.1.7 një kërcënim që duhet të merret seriozisht”, tha Robert Challen, një studiues në Universitetin Exeter i cili bashkë-drejtoi kërkimin.
B.1.1.7 u zbulua për herë të parë në qarkun anglez të Kent në shtator 2020 dhe që atëherë është bërë lloji dominues në Mbretërinë e Bashkuar.
Ai u zhvillua shpejt jashtë dhe më shumë se 100 vende të tjera kanë raportuar raste që nga ajo kohë.

(kle.mu./dosja.al)

 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota british medical journal varianti britanik i covid british medical journal varianti britanik i covid

Sondazh

Poll