Bota

Japonia shënon 10 vjet nga tërmeti dhe tsunami që shkaktojë 18,000 viktima, ka ende njerëz që nuk janë kthyer në shtëpi

11 Mars 2021, 07:57 Nga DOSJA
Japonia shënon 10 vjet nga tërmeti dhe tsunami që shkaktojë

JAPONI-Japonia ka mbajtur një moment heshtje për të shënuar 10 vjetorin e një tërmeti dhe tsunamit që vrau më shumë se 18,000 njerëz dhe shkaktoi një shkrirje bërthamore në Fukushima.

Sipas TheGuardian, më 11 mars 2011, në orën 2:46 një tërmet me madhësi 9.0 goditi vendin. Në Tokio, kryeministri, Yoshihide Suga dhe perandori, Naruhito, dhanë ngushëllimet e tyre në një ceremoni të distancuar nga shoqëria në teatrin kombëtar.
Naruhito tha se kujtimi i paharrueshëm i tragjedisë vazhdoi një dekadë, duke shtuar: Shumë nga të goditurit, megjithëse kishin vuajtur nga një dëm të paimagjinueshëm të madh, kanë kapërcyer vështirësi të shumta duke ndihmuar njëri-tjetrin.

Pjesa më e madhe e qyteteve dhe fshatrave bregdetarë të goditura nga cunami janë rindërtuar me një kosto prej 280 miliardë dollarë.

Rrugët, linjat e trenave, strehimi dhe milje të mureve mbrojtëse të detit kryesisht janë përfunduar, por pjesë të mëdha toke kanë mbetur bosh. Dhjetë vjet pas tsunamit, më shumë se 40,000 njerëz nuk janë në gjendje të kthehen në shtëpi, shumica e tyre nga zonat pranë Fukushima Daiichi, ku u evakuuan më shumë se 160,000 njerëzve.

Ndërsa operatori i uzinës, Tokyo Electric Poëer Tepco, stabilizoi reaktorët e dëmtuar në fund të vitit 2011, puna mezi ka filluar për të gjetur dhe hequr karburantin e shkrirë bërthamor një operacion kompleks i çaktivizimit që pritet të zgjasë të paktën 40 vjet dhe kostoja do të jetë miliarda dollarë

Përvjetori erdhi vetëm dy javë para se Fukushima të fillonte organizimet për Lojërat Olimpike Tokyo 2020, në prefekturat e Miyagi dhe Iwate, ku ndodhën shumica e vdekjeve nga tsunami.

(k.a/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota japoni japoni

Sondazh

Poll