Aktualitet

“Air Albania” dhe aeroporti i Vlorës, deputeti europian letër Mogherinit: Flitet për shkelje, çfarë veprimesh keni bër

14 Shkurt 2019, 06:49 Nga DOSJA

Për dy çështjet ,  “Air Albania” dhe aeroporti i Vlorës deputeti i Parlamentit Europian, Paul Ruebig i ka dëguar një letër  përfaqësueses së Lartë për Politikën e Jashtme e të Sigurisë, Federica Mogherinit.

Duke iu referuar raportimeve në media, deputeti Ruebig shkruan në arsyen e kësaj letre se janë konstratuar shkelje ligjore në fushën e prokurimeve dhe konkurrencës nga qeveria e Shqipërisë për dy projektet e sipërpërmendura.

“Bazuar në shumë raportime mediatike në Shqipëri kanë ndodhur shkelje ligjore në fushën e prokurimeve dhe konkurrencës lidhur me krijimin e linjës ajrore “Air Albania” si dhe me ndërtimin e aeroportit të Vlorës. Ato tregojnë se në këto dy raste përcaktimet e Marreveshjes së Stabilizim Asociimit janë shkelur; po ashtu ato bien në kundërshtim me normat e Organizatës Botërore të Tregtisë (WTO). Më tej, sipas raportimeve mbi këto raste, organet mbikqyrëse në Shqipëri nuk e kanë përmbushur rolin e tyre.”, shkruan në letër deputeti europian.

Një ndër pyetjet që ngre deputeti është se çfarë veprime ka marrë Komisioni Europian për këto dy çështje.

LETRA E PLOTË

Pyetje parlamentare bazuar në nenin 130 të Rreg. PE

Drejtuar: Përfaqsueses së Lartë per Politikën e Jashtëme e të Sigurisë të BE znj. Federica Mogherini/Komisioni Europian
Nga: Dr. Paul Ruebig, deputet i Parlamentit Europian

Lënda: shkelje ligjore në fushën e prokurimeve dhe konkurrencës nga Qeveria e Shqipërisë

Teksti: Bazuar në shumë raportime mediatike në Shqipëri kanë ndodhur shkelje ligjore në fushën e prokurimeve dhe konkurrencës lidhur me krijimin e linjës ajrore “Air Albania” si dhe me ndërtimin e aeroportit të Vlorës. Ato tregojnë se në këto dy raste përcaktimet e Marreveshjes së Stabilizim Asociimit janë shkelur; po ashtu ato bien në kundërshtim me normat e Organizatës Botërore të Tregtisë (WTO). Më tej, sipas raportimeve mbi këto raste, organet mbikqyrëse në Shqipëri nuk e kanë përmbushur rolin e tyre.

Në lidhje me sa më lart ju drejtojmë këto pyetje:

Letra e deputetit të PE, drejtuar Mogerinit

– A përputhen vlerësimet ligjore të këtyre raportimeve mediatike mbi shkelje ligjore në fushën e prokurimeve dhe konkurrencës nga Qeveria e Shqipërisë me opinionin ligjor të Komisionit Europian?
– Në rast se po: cilat janë veprimet konkrete të Komisionit Europian në dy rastet e lartpërmendura si dhe në përgjithësi në të ardhmen në mënyrë që në Shqipëri të zbatohen rregullat e prokurimit e të konkurrencës dhe kështu të respektohen detyrimet që rrjedhin nga Marreveshja e Stabilizim Asociimit si dhe normat e Organizatës Botërore të Tregtisë? Dr. Paul Ruebig . (Lexo edhe këtë)

Letra e deputetit europian për Federica Mogherinin
Letra e deputetit europian Paul Ruebig
J.V/Dosja.al 

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet aeroporti i vlores air albania edi rama federica mogherini paul ruebig aeroporti i vlores air albania edi rama federica mogherini paul ruebig

Sondazh

Poll