Bota

Sanksionet e SHBA kundër Iranit e Venezuelës, rrisin çmimin e naftës me 2 %

13 Shkurt 2019, 15:52 Nga DOSJA
Sanksionet e SHBA kundër Iranit e Venezuelës, rrisin çmimin e

Organizata e Vendeve Eksportuese të Naftës (OPEC) pas një raporti mujor deklaroi se prodhimi i saj i naftës ra në pothuajse 800 mijë fuçi në ditë në muajin janar në 30.81 milionë fuçi në ditë.

Në sesionin tregtar të ditës së martë çmimet e naftës janë rritur me thuajse 2 për qind, duke marrë nxitje nga ulja e prodhimit nga Organizata e Vendeve Eksportuese të Naftës (OPEC) dhe nga sanksionet amerikane kundër Iranit dhe Venezuelës.

Kjo është ende pak se kërkesa që OPEC pret për mesataren e saj të naftës së papërpunuar për vitin 2019.

OPEC gjithashtu uli parashikimin e saj për rritjen ekonomike botërore me 0.2 për qind në 3.3 për qind si një ngadalësim në tregtinë botërore.

Rënia më e madhe e ofertës së OPEC-ut muajin e kaluar erdhi nga Arabia Saudite dhe arriti në 350 mijë fuçi në ditë.

Ndërsa Arabia Saudite planifikon të pompojë rreth 9.8 milionë fuçi në ditë në muajin mars, më shumë se 500 mijë fuçi në ditë nën objektivin e saj.

Çmimet në SHBA u mbështetën, duke treguar se inventarët e naftës së papërpunuar ranë me 998 mijë fuçi në javë, krahasuar me pritjet e analistëve.

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

bota bota çmimi naftes irani opec sanksionet e shba venezuele çmimi naftes irani opec sanksionet e shba venezuele

Sondazh

Poll

Bota 13 Shkurt 2019, 13:48

Richard Gere bëhet baba në moshën 69- vjeçare

Aktori amerikan, Richard Gere është bëhet baba përsëri në moshën 69-vjeçare. Zëdhënësi i tij konfirmoi lajmin të martën, por nuk dha emrin, vendin apo da...