Sport

“Ky është vëllai i dytë që kam humbur”, futbollisti i Tiranës mes lotësh tregon dramën dhe premtimin që i ka bërë

10 Mars 2021, 19:37 Nga DOSJA
“Ky është vëllai i dytë që kam humbur”,

TIRANË-Disa muaj më parë futbollisti i Tiranës, Kristi Vangjeli u detyrua të braktiste për ca kohë futbollin aktiv për t’i qëndruar pranë vllait të tij të sëmurë. Prania e futbollistit korçar nuk e ndihmoi Pavlin, i cili nuk arriti dot të mposhte sëmundjen. Lidhja e fortë ndërmjet tyre dhe ndarja në këtë formë vendosi në pikëpyetje të madhe edhe të ardhmen e Kristit si futbollist. I shtyrë nga babai dhe premtimi që i kishte bërë Pavlit, Kristi u rikthye sërish në fushë për të mbajtur të ndezur pasionin e tyre, të luajturit futboll. Në një intervistë për “News 24”, Vangjeli foli fillimisht për atë dramë që përjetoi lojtari dhe familja e tij.

“Vëllai për mua ishte një mbështetje e madhe, që në rini, jemi rritur bashkë, që në Korçë kemi qenë gjithmonë bashkë. Ka qenë një lidhje më tepër se vëlla. Shumë njerëz afër familjes time, e dinë shumë mirë që ky është vëllai i dytë që kemi humbur në familjen, kam humbur vëllain e madh kur ishte 12-vjeç. Ne gjithmonë kemi bërë plan bashkë dhe të ecnim bashkë në çdo hap. Ai mbaroi karrierën e tij futbollistike, dhe u bë trajner. Kishte besim se do të bëhej një trajner i madh me të ardhme të ndritur.

Ka qenë data 5 dhjetor kur e mora vesh lajmin. Ka qenë dita e ortodoksëve. Dua të falenderoj presidentin e Tiranës, gjithë çunat e ekipit, që më kanë mbështetur, ashtu dhe çunat e Skënderbeut. Ja dedikuan atij golin e parë. Më janë gjendur pranë të gjithë presidentët dhe shokët e prap.

E mbaj mend çdo bisedë. Ato 2 muaj kur u kthye nga Australia, ka ndenjur nga mua. Nuk kishte frikë, nuk tha asnjëherë që po vdes, të lutem më ndihmo. Ashtu erdhën momentet dhe u transferuam te 2 ekipe të ndryshme. Ai te PAOK, unë te Aris. Ishim të barabartë. Pavli më ka mbështetur më shumë mua, ecuria ime mori një tjetër rritëm. Ka qenë mbështetja ime më e madhe. Më duket sikur gjërat po vështirësohen akoma më shumë.”

Kristi Vangjeli është 35-vjeç dhe mosha nuk është se premton që lojtari do të qëndrojë gjatë në futbollin aktiv. Në edicionin e kaluar, por edhe me fillimin e këtij sezoni, futbollisti korçar ka treguar nivel të lartë loje dhe Tirana në mbrojtje është bazuar te eksperienca e tij. Vangjeli tregon ditën kur do të varë këpucët dhe jep gjithashtu një parashikim për derbin e fundjavës ndërmjet Partizanit dhe Tiranës.

“Unë do e kem pak këtë vështirë që të bëj hapin për të lënë futbollin. Kur të mos e përballoj dot fizikisht, jam i bindur që do të largohem me vetëdije nga fusha e lojës. Jeta ime do të vazhdojë me futbollin. Mbase dhe unë një ditë do të kem një rol drejtues.

Duke parë duke bërë, nuk është se kam një plan konkret.Në këto moment, që kam miq drejtues, përpiqem të jem akoma më profesionist, duke ia bërë më të lehtë atyre. Në qoftë se nuk je profesionist, nuk e respekton miqësinë që ke ma ata.Ekipi i Tiranës, ka qenë gati gjithmonë, jo vetëm ndaj Partizanit, ndaj çdo kundërshtari, ka qenë gati dhe besoj do të jetë gati në ndeshjen e radhës.” Përfundon Vangjeli

E.Ç (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport kristi vangjeli tirana kristi vangjeli tirana

Sondazh

Poll