Bota

Kompania Pfizer/BioNtech do të dorëzojë 4 mln doza më shumë të vaksinave në Evropë brenda muajit

10 Mars 2021, 13:41 Nga DOSJA
Kompania Pfizer/BioNtech do të dorëzojë 4 mln doza më

EVROPË-Evropa do të marrë 4 milion doza më shumë të vaksinës Pfizer / BioNTech këtë muaj. Sipas TheGuardian, lajmi është konfirmuar nga Komisioni Evropian.

Përfaqësues të saj kanë thënë se kanë arritur një marrëveshje me Pfizer dhe BioNTech për furnizimin me 4 milion dozave shtesë të vaksinës Covid që do të dorëzohen këtë muaj.

“Dozat për të vaksinuar 2 milion njerëz do të furnizohen përveç dërgesave të planifikuara, për të lehtësuar lëvizjen e kufirit dhe për të trajtuar pikat e nxehta të virusit,”-thuhet ndër të tjera.

Po ashtu dhe presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen , ka thënë se është e nevojshme të veprohet shpejt për të shmangur infektimet me mutacionet e Covid-19 dhe për të ulur numrin e infektimeve në zonat e kuqe.

“Për të trajtuar variantet agresive të virusit dhe për të përmirësuar situatën në pikat e nxehta, veprimi i shpejtë dhe vendimtar është i nevojshëm,”-ka thënë ajo.

Ndërsa, një zëdhënëse e BioNTech ka thënë se dozat shtesë do të dorëzohen si rezultat i një përmirësimi të efikasitetit.

(k.a/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota evropa do te marre 4 mln doza me shume nga pfizer pfizer dhe biontech evropa do te marre 4 mln doza me shume nga pfizer pfizer dhe biontech

Sondazh

Poll