Bota

Kina dhe Rusia, kanë në plan ndërtimin e një stacioni hapësinor në hënë

10 Mars 2021, 10:01 Nga DOSJA
Kina dhe Rusia, kanë në plan ndërtimin e një stacioni

RUSI-Kina dhe Rusia kanë njoftuar se kanë në plan për të ndërtuar një stacion hapësinor hënor.

Sipas BBC, agjencia Ruse e Hapësirës Roscosmos ka thënë se ka nënshkruar një marrëveshje me Administratën Kombëtare të Hapësirës të Kinës për të zhvilluar struktura kërkimore në sipërfaqen e hënës. Një deklaratë nga agjencitë hapësinore të të dyja vendeve, bëhet e ditur se ajo do të jetë në dispozicion për t’u përdorur dhe nga vendet e tjera.

“Kina dhe Rusia do të përdorin përvojën e tyre të akumuluar në shkencën hapësinore, kërkimin dhe zhvillimin dhe përdorimin e pajisjeve hapësinore dhe teknologjisë për të zhvilluar së bashku një hartë rrugore për ndërtimin e një stacioni ndërkombëtar hënor kërkimi shkencor. Stacioni Hënor Shkencor Ndërkombëtar do të kryejë një gamë të gjerë kërkimesh shkencore duke përfshirë eksplorimin dhe përdorimin e hënës,”-thuhet në një deklaratë të dy agjencive.

Ky plan vjen në kohën kur Rusia po përgatitet të festojë 60 vjetorin e fluturimit të saj të parë hapësinor.

(k.a/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota kine kine rusi plani per ndertimin e nje satacioni hapsior rusi kine kine rusi plani per ndertimin e nje satacioni hapsior rusi

Sondazh

Poll