Bota

“Përplasje e re”, Britania e Madhe akuzon BE-në se ka ndaluar eksportin e vaksinave anti-Covid të prodhuara ne ve

10 Mars 2021, 09:48 Nga DOSJA
“Përplasje e re”, Britania e Madhe akuzon BE-në se ka

EVROPË-Një përplasje e re ka nisur midis Britanisë së Madhe dhe Bashkimit Evropian, pasi zyrtari më i lartë i BE-së Charles Michel deklaroi që Britania kishte ndaluar të gjitha eksportet e vaksinave anti- Covid.

Charles Michel, presidenti i Këshillit Evropian, deklaroi se Mbretëria e Bashkuar ka ndaluar eksporteve e vaksinave të prodhuara në tokën e saj. Sipas tij BE-ja ka vendosur vetëm një sistem për kontrollin e eksportit, por nuk ka ndaluar eksportet.

“Mbretëria e Bashkuar dhe Shtetet e Bashkuara kanë vendosur një ndalim të plotë mbi eksportin e vaksinave ose përbërësve të vaksinave të prodhuara në territorin e tyre. Por Bashkimi Evropian, rajoni me kapacitetin më të madh të prodhimit të vaksinave në botë, ka vendosur thjesht një sistem për kontrollimin e eksportit të dozave të prodhuara në BE,”-ka thënë ai.

Në lidhje më këtë ka reaguar Sekretari i Jashtëm Dominic Raab, o cili ka thënë se këto pretendime janë të rreme

“Qeveria e Mbretërisë së Bashkuar nuk ka bllokuar eksportin e një vaksine të vetme Covid-19 ose përbërësve të vaksinës. Çdo referencë ndaj një ndalimi të eksportit në MB ose ndonjë kufizim i vaksinave janë plotësisht të rreme. Ne të gjithë jemi përballë kësaj pandemie së bashku,”-ka thënë ai.

Në janar, BE-ja prezantoi një sistem të ri të kontrolleve mbi eksportet e vaksinave, duke u kërkuar prodhuesve të kërkojnë leje nga qeveritë kombëtare për shitjet. Udhëheqësit e bllokut kanë qenë nën presion për shpërndarjen e ngadaltë të vaksinave Covid-19 në kontinent, krahasuar me Mbretërinë e Bashkuar, ku 22.5 milion njerëz, një e treta e popullsisë së rritur kanë marrë dozën e tyre të parë

(k.a/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota charles michel dominic raab perplasja be-britani e madhe charles michel dominic raab perplasja be-britani e madhe

Sondazh

Poll