Politike

Lajmimi i të rinjëve nga vendi, Meta: Jemi rrotë më rrotë me Sirinë. Fakt real dhe kokëfortë, jo shpikje!

10 Mars 2021, 12:23 Nga DOSJA
Lajmimi i të rinjëve nga vendi, Meta: Jemi rrotë më

FIER– Presidenti Ilir Meta, nga Fieri ka kërkuar edhe njëherë pjesëmarrje masive në zgjedhjet e 25 prillit. Në fjalën e tij, Meta përmendi edhe njëherë largimin e të rinjëve nga Shqipëria, duke shtuar se shpopullimi është fakt real dhe kokëfortë, jo shpikje.


“Unë besoj tek demokracia direkte dhe kam qenë i hapur që presidenti duhet që të zgjidhet nga populli. Së dyti, populli shqiptar ka 1000 aryse për të shkuar për të votuar se asnjëherë tjetër. Në 25 prill keni shumë zgjedhje. Keni tradicionale, të reja dhe keni kandidatët që gjykoni se është më i mirë për të ardhmen tuaj. Keni arsye për të zgjedhur edhe më të mirin dhe më të mirën. Qytetarët e Shqipërisë duhet të japin vlerësimin e tyre objektiv përmes pjesëmarrjes në zgjedhje, por edhe përmes kandidatit apo kandidatës që ata mendojnë që i përfasojnë më mirë interesat e tyre. Të mos nisen nga renditjet e kandidatëve. Dua t’u kujtoj shqiptarëve sesa të rëndësishme janë këto zgjedhje. Shpopullimi është fakt real dhe kokëfortë, jo shpikje. Këtu shifrat janë të frikshme. Ne jemi vend që edhe në kushte pandemie jemi rrotë më rrotë me Sirinë. A ka kuptim apo sens që të punojnë ende progadecarët në Maqedoni pas 30 vitesh? Të shohim sa japin ata dhe sa jepim ne për bujqësinë,”-tha Meta.

LAJMI KRYESOR/ Meta sulmon ndërkombëtarët nga Fieri: Shqiptarët leksion atyre që na quajnë sorra. Rama, me probleme mendore

(k.m.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike ilir meta ilir meta ne fier ilir meta ilir meta ne fier

Sondazh

Poll