Sport

VIDEO/ Dramë në Torino! Me 10 lojtarë dhe me grintë, Porto nxjerr me “shkelma” Juventusin nga Champions League

9 Mars 2021, 22:54 Nga DOSJA
VIDEO/ Dramë në Torino! Me 10 lojtarë dhe me grintë, Porto

TORINO– Ndeshje e “çmendur” në Torino. Porto humbet në shtesë me rezultatin 3-2, por kjo humbje kualifikoi skuadrën portugeze që kishte fituar ndeshjen e parë 2-1. Pritej një sfidë e luftuar dhe ashtu rezultoi. Një takim nisi malore për bardhezinjtë të cilët në minutën e 19-të e panë veten në disavantazh kur Oliveira shënoi nga pika e bardhë e penalltisë.

Ndërkohë pjesa e dytë nisi mjaft mirë për Juventusin që barazoi shifrat në minutën e 49, falë një super aksioni ndërtuar nga Ronaldo dhe përfunduar me sukses nga Chiesa.Në minutën e 53-të Taremi për Porton do të merrte kartonin e dytë të verdhë. Në të 63-tën do të ishte përsëri sulmuesi që shënon golin e dytë dhe futi në lojë Juventusin për të kaluar në raundin tjetër.

Në shtesë ishte sërish Porto që gjeti golin me Oliviera nga faulli, ndërsa bardhezinjtë gjetin golin pas dy minutash me Rabiot. Një realzim që nuk mjaftoi pasi Porto falë fitores në ndeshjen e parë siguroi kështu kualifikimi për në çerekfinale.

E.Ç (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport juventus porto juventus porto

Sondazh

Poll