Politike

Rama: Dje dhe sot jam njohur me draftet e formacioneve, kam bërë disa propozime…më janë rrëzuar nga drejtuesit politikë

8 Mars 2021, 17:50 Nga DOSJA
Rama: Dje dhe sot jam njohur me draftet e formacioneve, kam bërë disa

TIRANË– Kryeministri Edi Rama nga jashtë selisë së Partisë Socialiste ka prezantuar objektivat e “skuadrës” së 25 prillit. Në fjalën e tij, para gazetarëve Rama tha se është marrë vetë dje dhe sot me draftet e formacioneve por që disa prej tyre i janë ‘rrëzuar’ nga drejtuesit politikë të qarqeve. 


“Skuadra e re do të jetë mishërim i një përpjekjeje të sinqertë, një burim i pastër me energji të reja, fytyra të reja.  Unë vetë jam njohur dje dhe sot me draftet e formacioneve, kam ndihmuar me disa propozime me kandidate dhe kandidatë të rinj, që jo në të gjitha rastet janë përfshirë. Kanë qenë drejtuesit ata që kanë sjellë argumente bindëse për disa emra, se përse nuk duhen përfshirë,”-tha Rama ndër të tjera.

PJESË NGA FJALA E RAMËS: 

Edi Rama: Bazuar në një hulumtim, përmes kontakteve të vazhdueshme në terren, por edhe duke u mbështetur tek anketimet e bëra, në shkallë kombëtare apo në shkallë qarqesh….po ashtu, natyrisht në gjithë formimin e kësaj skuadre, ne kemi pasur në vëmendje karakteristikat e ushtarëve, qasjen e tyre ndaj problemeve dhe ballafaqimin. Ndoshta ju surprizon por një pjesë ka qenë edhe mbledhja e analiza e paragjykimeve mediatike ndaj nesh, kemi ndjekur në mënyrë të veçantë. Vetë dinamika është shumë e rëndësishme, porn ë fund, jo për nga rëndësia, udhqrrëfyes për ne kanë qenë objektivat. Ne kemi përcaktuar objektivat. Skuadra e re do të jetë mishërim i një përpjekjeje të sinqertë, një burim i pastër me energji të reja, fytyra të reja. Por, pa harruar që ne nuk jemi këtu për të fituar zgjedhjet dhe pastaj shohim e bëjmë. Ne do të vazhdojmë të garantojnë suksesin për Shqipërinë, nuk na lejohet të bëjmë sa për të marrë votat, kap ça t’kapësh, ta hajë kush ta hajë. Ne kemi detyrimin të jemi korrektë. Me një program të mirë, për tu zbatuar gjatë mandatit të tretë. Skuadra është produkt i propozimit të drejtuesve të qarqeve. Unë vetë jam njohur dje dhe sot me draftet e formacioneve, kam ndihmuar me disa propozime me kandidate dhe kandidatë të rinj, që jo në të gjitha rastet janë përfshirë. Kanë qenë drejtuesit ata që kanë sjellë argumente bindëse për disa emra, se përse nuk duhen përfshirë.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike edi rama listat e ps edi rama listat e ps

Sondazh

Poll