Politike

Prapaskenat me kandidatët: Topalli e Kryemadhi shmangin firmat në KQZ, marrin mbështetjen e dy deputetëve

8 Mars 2021, 17:45 Nga DOSJA
Prapaskenat me kandidatët: Topalli e Kryemadhi shmangin firmat në KQZ,

TIRANË-  Lëvizja për Ndryshim dhe Lëvizja Socialiste për Integrimin nuk kanë depozituar listën me firma mbështetëse për kandidatët e tyre për deputet.

Burime nga KQZ bëjnë me dije se partia e Jozefina Topallit është mbështetur nga deputetja Edlira Hyseni. Kjo e fundit mori mandatin pas djegies së mandateve nga LSI, raporton A2.

Ndërsa LSI ka marre mbështetjen e deputetit Gjetan Gjetani, i cili u përjashtua nga Partia Socialiste në fillim të legjislaturës.

Kodi zgjedhor parashikon se partitë që nuk kanë mbështetjen e deputetëve duhet të depozitojnë në KQZ 5 mijë firma mbështetëse për kandidatët e tyre për deputet.

Kjo klauzolë bie poshtë në momentin kur një deputet nënshkruan në favor të një subjekti politik.

Marrë nga:A2

(a.k.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike gazment bardhi jorida tabaku jozefina topalli lulzim basha gazment bardhi jorida tabaku jozefina topalli lulzim basha

Sondazh

Poll