Politike

Durrës/ Nënkryetari i Bashkisë jep dorëheqjen në prag të zgjedhjeve dhe i bashkohet koalicionit opozitar

8 Mars 2021, 10:47 Nga DOSJA
Durrës/ Nënkryetari i Bashkisë jep dorëheqjen në prag

TIRANË- Florian Tahiri, nënkryetari i Bashkisë Durrës ka dhënë dorëheqjen nga detyra e tij për t’ju bashkuar koalicionit të opozitës së bashkuar. Burime për Dosja.al bëjnë me dije se Tahiri, i cili ka punuar prej vitesh në bashkinë e Durrësit do të jetë pjesë e listës së kandidatëve të opozitës së bashkuar nën siglën “Aleanca për Ndryshim”.

Florian Tahiri u emërua si nënkryetar në bashkinë e Durrësit që prej muajit shkurt të vitit 2016. Tahiri u fut në këtë post falë angazhimit në PDIU, (Partia Drejtësi Integrim dhe Unitet).

“Ishte ofertë për PDIU, nuk hoqa dorë nga çështja çame dhe ndaj pranova”-është shprehur Tahiri në një prononcim për Report Tv.

Por çfarë po ndodh sot?

Sot është afati i fundit për partitë politike që të dorëzojnë në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve listat e kandidatëve për deputetë. Ndërkohë që PS dhe PD kanë paralajmëruar mbledhje dhe takime gjatë pasdites në selitë respektive, LSI ka ‘mbyllur punë’ me emrat që do të garojnë në 12 qarqe. Vetë kryetarja Monika Kryemadhi, ka zgjedhur që të jetë në krye të tre qarqeve; Tiranë, Elbasan dhe Fier. Deri më tani Rama ka deklaruar zyrtarisht se do të kandidojë në Vlorë dhe Durrës, ndërsa Basha ka lënë çdo gjë për t’u zbuluar në momentin e fundit. Nga partitë e mëdha priten surpriza, e sidomos nga PS që ka bërë një proces plot tension me hyrje dhe dalje nga lista e garuesve.

(F.g/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike florian tahiri listat e opozites pdiu florian tahiri listat e opozites pdiu

Sondazh

Poll