Politike

DETAJET E FUNDIT/ PD mbledh Kryesinë në orën 20:00. Eno Bozdo, emri i parë që del nga lista

8 Mars 2021, 10:42 Nga DOSJA
DETAJET E FUNDIT/ PD mbledh Kryesinë në orën 20:00. Eno Bozdo,

TIRANE- Partia Demokratike do ta mbledhë kryesinë në orën 20.00, dy orë pas Partisë Socialiste. Pas miratimit në mbledhje do të publikohen listat që do të nisen në Komisionin Qëndror të Zgjedhjeve.

Një proces hermetik i përzgjedhjes përfundimtare, krejt ndryshe nga fillimi i tij me komisionin prej 5 anëtarësh që bëri përzgjedhjen fillestare.

Deri tani dihen vetëm emrat e drejtuesve të qarqeve dhe atyre që po punojnë në terren, të cilët janë konfirmuar në listë. Ndryshe nga PS, partia më e madhe e opozitës nuk ka zhvilluar proces për hyrjen apo daljen e njerëzve nga listat. Në dallim nga muaji korrik kur procesi ishte tejet transparent, Partia Demokratike, u mbyll brenda selisë dhe listat do të kalojnë për konsultim në mbrëmje tek kryesia, ndërsa ende nuk ka detaje kush do të jetë dhe kush jo.

Emri i parë që nuk do të jetë në listë, mësohet të jetë Eno Bozdo. Burime të Dosja.al mësojnë se ai do të ketë një pozicion ekzekutiv, në fushën e energjisë kur PD të vijë në pushtet. Por Bozdo s’do të jetë në këto zgjedhje si kandidat i demokratëve, pasuesi do të mësohet në mbrëmje.

(Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike eno bozdo listat e pd eno bozdo listat e pd

Sondazh

Poll