Politike

Agron Duka i përgjigjet ironisë së Ramës: O robo, vezët e mija ty të pëlqenin por doje gjellë të prishur. S’ke shpët

8 Mars 2021, 10:40 Nga DOSJA
Agron Duka i përgjigjet ironisë së Ramës: O robo, vezët

TIRANË– Kreu i Partisë Agrare Ambientaliste Agron Duka i është kundërpërgjigjur ironisë së kryeministrit Edi Rama. Pas deklaratave që Rama bëri sot për Dukën, kandidati për deputet i ka kujtuar kohën kur bashkëpunonin duke shtuar se këto zgjedhjet kryesocialisti do të humbasë përballë opozitës së bashkuar.

“O robo, vezët e mija të pëlqenin derisa ti fillove të haje gjellën e prishur që Departamenti i Shtetit e quan NON GRATA. Nuk habitem më, kështu burri je, me një ” R ” tjetrën nuk e ke merituar kurrë.Po nuk ke faj ti jo, të ka ngecur veza keq. 8 vite përralla e batuta janë mjaft për ty, ndoshta edhe për ata me të cilët “vrave” Partinë Socialiste, por jo për shqiptarët. Të ka dalë boja robo, s’ka 3D që të shpëton…,”-tha Duka.

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike agron duka edi rama agron duka edi rama

Sondazh

Poll