Politike

Dorëzimi i listës në KQZ, Kryemadhi: E lumtur! Skuadra do të drejtojë shqiptarët drejt ndryshimit

8 Mars 2021, 10:15 Nga DOSJA
Dorëzimi i listës në KQZ, Kryemadhi: E lumtur! Skuadra do të

TIRANË– Pas dorëzimit të listave të klandidatëve të LSI-së në zgjedhjet e 25 prillit, Monika Kryemadhi ka shkruar një mesazh për qytetarët. Ajo shkruan se ndihet e lumtur që dorëzoi ditën e sotme listat, pikërisht në ditën e gruas. Kryemadhi shkruan se skuadra e LIS-së do të drejtojë shqiptarët drejt ndryshimit, për përmbysjen e një klike qeveritare antipopull, antishtet dhe antivlera.


MESAZHI:

Përshëndetje të gjithëve,Përshëndetje të gjitha grave shqiptare, nënave, motrave dhe vajzave shqiptare kudo që janë. Gëzuar ditën tuaj! Jam shumë e lumtur, që në këtë ditë të gruas, unë të dorëzoj pranë Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve, listat e kandidatëve që do të përfaqësojnë Lëvizjen Socialiste për Integrim në Parlamentin e Ardhshëm, i cili do të dalë nga zgjedhjet e 25 Prillit. Jam shumë e lumtur që ky proces ishte një proces shumë i shëndetshëm, shumë transparent dhe që krijoji një moment bashkimi të jashtëzakonshëm vlerash shoqërore, profesionale dhe morale.

Kjo skuadër e madhe, që do të përfaqësojë Lëvizjen Socialiste për Integrim në të gjithë vendin, do të drejtojë shqiptarët drejt ndryshimit që të gjithë presim me padurim, për përmbysjen e një klike qeveritare antipopull, antishtet dhe antivlera.

Këta të rinj dhe të reja, burra dhe gra plot vullnet e të palodhur, janë garanci për një garë fituese dhe të shkëlqyer si dhe për një qeverisje të mirë dhe të drejtë për qytetarët dhe për vendin.

Lajmi kryesor:  Finalja e 25 prillit/ Partitë dorëzojnë listat në KQZ, LSI nxjerr emrat, Kryemadhi kryeson në 3 qarqe me rëndësi. “Pllakos” heshtja në PS e PD, mbledhja e Kryesive finalizon formacionin e zgjedhjeve

(A.B)/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike listat e lsi monika kryemadhi listat e lsi monika kryemadhi

Sondazh

Poll