Politike

‘Do të kemi një politikë agresive’/ Rama: Zyrtarizuam skuadrën tonë kombëtare, jemi në vigjilje të kapitullit të dy

8 Mars 2021, 10:03 Nga DOSJA
‘Do të kemi një politikë agresive’/ Rama: Zyrtarizuam

TIRANË– Kryeministri Edi Rama mbylli ditën e sotme aktivitetin ‘Rruga drejt 25 prillit’ aty ku sot u diskutua mbi emigracionin shqiptar. Gjatë konferencës u prezantuan disa kandidatë, një e cila do të jetë në skuadrën e Tiranës, një tjetër në Elbasan dhe emigrantin në Dibër. Në fund të fjalës së tij, Rama tha se ky ishte mbyllja e kapitullit të parë për të vijuar me kapitullin e dytë javës tjetër.


DEKLARATA:

Bora është në skuadrën e Tiranës, ti do të jesh në të Elbasanit. Do të keni hall shumë të madh, se do të kemi një politikë të re shumë agresive për të bërë lidhjen e emigracionit me Shqipërinë. Do të hapim një rrugë që Shqipëria të jetë zgjedhja e parë, kam nevojë për kontributin e të gjithëve ju. Falenderoj ata që patën durimin që ndoqën dhe këtë intermezzo të kapitullit të parë në vigjilje të kapitullit të dytë, të zyrtarizimit të skuadrës sonë kombëtare. Ku kemi arritur të krijojmë një energji të mirë të shumë faktorëve të shoqërisë.

(a.b)/dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike edi rama edi rama

Sondazh

Poll