Sport

“Djajtë” e United janë fituesi e derbit të Manchesterit

7 Mars 2021, 19:28 Nga DOSJA
“Djajtë” e United janë fituesi e derbit të

ANGLI – Bruno Fernandes dhe Luke Shaw i shënuan golat e fitores për Unitedin në Etihad, duke ia humbur shpresat rivalit të qytetit për ta thyer rekordin për numër mët ë madh ndeshjesh rradhazi pa humbje.
Humbja e fundit e skuadrës së Pep Guardiolës erdhi në fund të nëntorit 2020, kur Tottenhami e mundi 2-0 duke e lënë Cityn në vendin e 11-të me tetë pikë më pak se skuadra e Jose Mourinhos, që ishte kryesuesja e Premier League-s në atë kohë.

Që prej atëherë City i fitoi 21 ndeshje radhazi në të gjitha garat dhe ishte e pamposhtur në 28 në përgjithësi.
Rekordi për numrin mpë të madh të ndeshjeve të fituara rradhazi në futbollin Evropian mbahet nga klubi uellsian The New Saints, i cili në vitin 2016 i fitoi 27 ndeshje radhazi.
Fernandes e kaloi Unitedin në epërsi pas vetëm dy minutave lojë, duke shënuar nga penalltia të cilën e fitoi Anthony Martial pasi u rrëzua në zonë pas ndërhyrjes së Gabriel Jesusit.
City e kontrolloi ndeshjen dhe krijoi shumë por i mungoi efikasiteti para portës.
Shaw e dyfishoi epërsinë e miqve pesë minuta brenda pjesës së dytë, pas një kombinimi fantastik me Marcus Rashford.
Kjo humbje nuk pritet të ketë ndikim në përpjekjet e skuadrës së Guardiolës për ta rikthyer trofeun e Premierligës në Etihad, pasi City vijon të jetë lider me 65 pikë pas 25 ndeshjeve.
Unitedi e ndjek nga pas me 11 pikë më pak, ndërkohë që Leicester City renditet në vendin e tretë me një pikë më pak se djajtë e kuq. Top katërshen e mbyll Chelsea me 47 pikë.
B.T (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport

Sondazh

Poll

Sport 7 Mars 2021, 19:49

Benzema ndan në paqe derbin e Madridit

SPANJE – Atletico Madrid nuk e vrau dot garën për titull në La Liga pasi nuk shkoi më shumë se një barazim 1-1 përballë Realit të Madridit në supersfidën ...

Sport 7 Mars 2021, 17:07

Skënderbeu bën surprizën, mund Partizanin

ELBASAN – Skënderbeu bën surprizën në këtë javë të 23-të të Superiores duke mundur një nga skuadrat pretendente për titull, si Partizanin. Një ndeshje der...