Sport

U godit nga një hemoragji cerebrale, Ferguson rrëfen dramën e madhe:Nuk flisja dot,mjekët më thanë…

7 Mars 2021, 20:36 Nga DOSJA
U godit nga një hemoragji cerebrale, Ferguson rrëfen dramën e

SKOCI-Kanë kaluar pothuajse tre vjet nga 5 maj i vitit 2018, kur Sir Alex Feguson u godit nga një hemorragji cerebrale ndërsa ishte në shtëpinë e tij. Ish-trajneri i Manchester United rrëfen dramën e tij në dokumentarin “Sir Alex Ferguson. Kurrë mos u dorëzo”, i cili u shfaq premierë në Festivalin e Filmit në Glasgoë. Ish-tekniku i “Djajve të Kuq” komentoi: “Fillimisht kisha frikë se mos humbja kujtesën, pastaj në një moment të caktuar nuk mund të flisja më.

Unë u përpoqa të nxirrja zërin tim por nuk munda”. Situata u kthye në normalitet vetëm 10 ditë më vonë, falë ndihmës së një logopedi. “Do të ishte e tmerrshme për familjen time nëse do të isha ulur në shtëpi pa e ditur kush isha – thekson Ferguson -. Dy mjekë hynë në dhomë dhe thanë” shkruaj emrat e familjes , miqtë tuaj, lojtarët tuaj. Dhe unë fillova të shkruaj, të shkruaj dhe të shkruaj “.

Dokumentari ndjek historinë e lavdishme sportive të Sir Alex, me suksesin në rikthimin 2-1 në finalen e Champions League me Bayern Munich “pa dyshim, momenti im më i mirë si trajner”. Përveç sukseseve me Aberdeen, Ferguson në krye të United ka fituar 38 trofe në 26 vjet e gjysmë: mes tyre, 13 Premier League dhe 2 Champions.

E.Ç (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport ferguson manchester united ferguson manchester united

Sondazh

Poll

Sport 7 Mars 2021, 19:49

Benzema ndan në paqe derbin e Madridit

SPANJE – Atletico Madrid nuk e vrau dot garën për titull në La Liga pasi nuk shkoi më shumë se një barazim 1-1 përballë Realit të Madridit në supersfidën ...

Sport 7 Mars 2021, 17:07

Skënderbeu bën surprizën, mund Partizanin

ELBASAN – Skënderbeu bën surprizën në këtë javë të 23-të të Superiores duke mundur një nga skuadrat pretendente për titull, si Partizanin. Një ndeshje der...