Sport

Humbja e 6-të rradhazi në “Anfield”, tifozët e Liverpool shprehin gjithë zemërimin ndaj lojtarëve dhe trajnerit Klopp

7 Mars 2021, 21:03 Nga DOSJA
Humbja e 6-të rradhazi në “Anfield”, tifozët e

ANGLI-Liverpool në rënie të lirë. Klopp ka hyrë në historinë e të kuqve duke rikthyer kampionatin pas 30 vitesh në brigjet e Merseyside, por tani duket se është drejt një rekordi që trajneri gjerman do ta kishte kursyer me kënaqësi. The Reds pësuan disfatën e 6-të radhazi brenda në Anfield pasi u mposhtën nga Fulham me rezultatin minimal 0-1.

Sfidën e vendosi një gol i mesfushorit Lemina në fundin e pjesës së parë, me Liverpoolin që vazhdon të vuajë problemet në mbrojtje dhe aktualisht ndodhet 4 pikë larg vendit të 4-t që mbahet nga Chelsea që ka zhvilluar një ndeshje më pak. Rrjetet sociale janë egërsuar. Disa madje pa mëshirë, duke u ndjerë të turpëruar për këtë skuadër.

Nga ana tjetër, disa tifozë kanë ironizuar gjestin e Klopp që festonte titujt sezonin e kaluar. Reds nuk arrijnë më të bëjnë difernecën dhe Klopp e ka të qartë se një situatë e tillë nuk mund të shpëtohet vetëm me performancat e mira në Champions.

E.Ç (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport jurgen klopp liverpool jurgen klopp liverpool

Sondazh

Poll

Sport 7 Mars 2021, 19:49

Benzema ndan në paqe derbin e Madridit

SPANJE – Atletico Madrid nuk e vrau dot garën për titull në La Liga pasi nuk shkoi më shumë se një barazim 1-1 përballë Realit të Madridit në supersfidën ...

Sport 7 Mars 2021, 17:07

Skënderbeu bën surprizën, mund Partizanin

ELBASAN – Skënderbeu bën surprizën në këtë javë të 23-të të Superiores duke mundur një nga skuadrat pretendente për titull, si Partizanin. Një ndeshje der...