Sport

Benzema ndan në paqe derbin e Madridit

7 Mars 2021, 19:49 Nga DOSJA
Benzema ndan në paqe derbin e Madridit

SPANJE – Atletico Madrid nuk e vrau dot garën për titull në La Liga pasi nuk shkoi më shumë se një barazim 1-1 përballë Realit të Madridit në supersfidën e javës së 26-të. Edhe pse kryesoi për 73 minuta falë golit të Suarez, skuadra e Simeones u ndëshkua në fund nga goli i Benzema, që mbajti ekipin e Zidane ende “gjallë” në garën për të mbrojtur trofeun e kampionit. Në Wanda Metropolitano u luajt një ndeshje vërtet emocionuese që nga minuta e parë e deri në atë të fundit. Minuta e 15-të, kundërsulm fantastik i Los Colchoneros, asist i Llorente dhe finalizim i “El Pistoleros”, i cili gjeti golin e 17-të sezonal në La Liga. Kampionët në fuqi pretenduan për një penallti në minutat e fundit të pjesës së parë, por kryesori vazhdoi lojën pasi pa gjithçka në VAR. Atletico u shfaq e rrezikshme në pjesën e dytë me Suarez dhe Carrascos, ndërsa Benzema pati rastin më të mirë për ekipin e Zidane, por u ndal nga një super Jan Oblak. Los Blancos gjithsesi nuk u dorëzuan dhe gjetën golin e barazimit me anë të sulmuesit francez.
Kombinime të bukura mes Benzema dhe Casemiros dhe finalizim i 33-vjaçarit, i cili evitoi disfatën e skuadrës së tij në minutën e 88-të. Vendi i parë dhe 59 pikë për Atletico Madrid, që ka luajtur një ndeshje më pak se Barcelona që ka 56 pikë ndërkohë që Reali pozicionohet i treti me 54 pikë.


B.T (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport

Sondazh

Poll

Sport 7 Mars 2021, 17:07

Skënderbeu bën surprizën, mund Partizanin

ELBASAN – Skënderbeu bën surprizën në këtë javë të 23-të të Superiores duke mundur një nga skuadrat pretendente për titull, si Partizanin. Një ndeshje der...