Sport

Skënderbeu bën surprizën, mund Partizanin

7 Mars 2021, 17:07 Nga DOSJA
Skënderbeu bën surprizën, mund Partizanin

ELBASAN – Skënderbeu bën surprizën në këtë javë të 23-të të Superiores duke mundur një nga skuadrat pretendente për titull, si Partizanin. Një ndeshje deri-diku e barabartë, por me skuadrën e Ilir Dajës, që dukej se e kishte marrë më lehtë seç duhej përballjen me korçarët, duke u nisur edhe nga pozicion i tyre në fund të tabelës.

Pasi e mbyllën pjesën e pare në shifrat e barbarta 0-0, në minutë e 67-të të ndeshjes zhbllokohet takimi. Mesfushori Zhan Viktor ndëshkon skuadrën e Ilir Dajës. Pas topit të larguar nga Belica, futbollisti i skuadrës korçare provoi me një goditje të menjëhershme duke tundur rrjetën.

Ky gol rezultoi më pas të ishte edhe goli vendimtar i takimit, duke i dhënë një fitore të rëndësishme Skëndërbeut, ndërkohë që Partizani humbet shansin më të mire të marrë kreun, qoftë edhe për disa orë.

Kjo ishte fitorja e parë e korçarëve pas 9 ndeshjeve, ndërkohë që është edhe humbja e parë e Partizanit pas 10 takimeve që vetëm kishte rikuperuar pikë dhe pozicione në tabelë.
B.T (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport

Sondazh

Poll